Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Shiti çështjen e Kosovës”/ Ngjela: Rama nuk mund të jetë më kryeministër

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Shiti çështjen e Kosovës”/ Ngjela: Rama nuk mund të jetë më kryeministër

Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër takimin e tretë rajonal që u zhvillua në Tiranë për të diskutuar mini-Shengenin Ballkanik.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela thotë se kryeministri Rama nuk mund të mbajë më postin e tij pas bashkëpunimit me Vuçiç. Sipas Ngjelës, një arsye tjetër pse Rama nuk mund të vazhdojë më të jetë kryeministër i Shqipërisë është urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës.

“A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës? Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Pas skandalit antishqiptar në bashkëpunim misterioz me vrasësit serbë të shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministri i Shqipërisë. Qëndresa e politikës kosovare dhe vetë qëndresa e opinionit publik kosovar, kundër Edi Ramës, mund ta shpëtojnë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor nga një kryeministër antikombëtar.

Nëse Partia Socialiste e ka lëshuar këtë birbo që me politikë antishqiptare të shpëtojë dhjetë të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, gabohet, sepse as Rama e as ata të dhjetë nuk kanë shpëtim. Degradimi i një kryeministri të trembur që kërkon të shkatërrojë shtetin shqiptar, duhet neutralizuar menjëherë. Nëse Partia Socialiste nuk e kupton këtë, do të dëmtohet shumë rëndë.

Dhe tjetra: urrejtja që po tregon opinioni publik i Kosovës kundër tradhëtisë antishqiptare të Edi Ramës, nuk mund ta lejojë më këtë krijesë pa atdhe që të vijojë të jetë kryeministër i Shqipërisë. Siç duket jemi në të njëjtin regjistër politik: Ahmet Zogu dhunoi Shqipërinë iluministe me hordhitë serbo-ruse, erdhi në pushtet me ta, dhe shiti Kosovën; Enver Hoxha erdhi në pushtet si pjellë jugosllave duke tradhëtuar patriotizmin nacionalist kosovar; kurse Edi Rama po kërkon që, po me Beogradin, të garantojë pushtetin e tij korruptiv duke shitur edhe ky çështjen e Kosovës.

Por tani ka dështuar: politika e Kosovës e kapi dredhinë e tij, dhe sigurisht që po e denoncon. A mund të rrijë kryeministër i Shqipërisë një person i cili është shpallur nga kosovarët armik i Kosovës? Por, nëse ata dy të parët, Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën, shqiptarët nuk i kapën dot, këtë të fundit duhet ta kapin si një copë rreckë e ta flakin në duart e drejtësisë.

Tags: Akuzaedi ramakosovamini shengeniSpartak Ngjelatradheti

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Deri në vitin 2100, sasia e ushqimit në botë mund të rritet 80%

Deri në vitin 2100, sasia e ushqimit në botë mund të rritet 80%

Kanguri nuk i reziston të nxehtit ekstrem, përdor pishinën e një familjeje

Kanguri nuk i reziston të nxehtit ekstrem, përdor pishinën e një familjeje

Mbështeti Elvana Gjatën/ Arilena Ara ‘zhduk’ nga Instagrami Alketa Vejsiun

Mbështeti Elvana Gjatën/ Arilena Ara ‘zhduk’ nga Instagrami Alketa Vejsiun







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com