Shqipëria vijon të rrotullohet në batakun dhe llumin e korrupsionit. Ambasada Amerikane në Tiranë, ka mbajtur një qëndrim për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Ambasada deklaron se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj në Shqipëri. Këtë qëndrim ata e kanë komunikuar me anë të një postimi në Facebook.
Mësohet se çdo javë SHBA do të nënvizojë nismat që kanë ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Ambasada u ka bërë thirrje studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë, në kuadër të nismës për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Statusi
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit