Së fundmi është kryer një studim për sëmundjet mendore si ankthi dhe depresioni. Këto të fundit a mund të jenë sëmundje ngjitëse? Sipas pjesëmarrësve të studimit, të qëndruarit me persona që kanë probleme të shëndetit mendor është problematike.
Ekspertët theksojnë se nuk janë sëmundje ngjitëse, por megjithatë ndikimi është tepër i fortë. Nëse miku juaj i ngushtë vuan nga depresioni edhe ju me kalimin e kohës do filloni që të keni disa emocione të ngjashme me ta.
Në rast se një pjesëtar i familjes vuan nga ankthi, pas takimit me të, ju do vini re një ndryshim radikal të gjendjes suaj emocionale.
“Emocionet janë ngjitëse sepse ne jemi qenie humane që i përgjigjemi me shpejtësi faktorëve të jashtëm që na rrethojnë”, pohon psikologu klinik Judy Ho.
Nga ana tjetër, një profesor i asociuar i psikiatrisë në New York, Gail Saltz shprehet se:
“Sëmundjet mendore nuk mund të transmetohen nga një person në një tjetër si gripi. Një çrregullim psikologjik nuk shkaktohet nga një agjent infektiv”.
Në këtë pikë është shumë me rëndësi që të mos iu ktheni shpinën personave që vuajnë nga çrregullimet mendore. Ata kanë nevojë për energji pozitive. Ndërsa juve, disa emocione negative të marra prej tyre, nuk do iu shkatërrojnë jetën! /TIRANA TODAY