Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

SHBA i kanë futur opozitës të dyja ‘këmbët në një këpucë’, zbardhen porositë për Bashën e Kryemadhin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA i kanë futur opozitës të dyja ‘këmbët në një këpucë’, zbardhen porositë për Bashën e Kryemadhin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur opozitës shqiptare të dyja këmbët në një këpucë. Edhe pse Basha, Berisha e Kryemadhi shpresonin që ndërkombëtarët të bënin presion te Rama që të shkohej te zgjedhjet e parakohshme, kjo jo vetëm nuk ka ndodhur, por SHBA-BE kanë dalë hapur kundër PD e LSI. Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas takimit me Ramën të hënën, dje është takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentin Ilir Meta.

Burime shumë të sigurta i thanë gazetës se Palmer në këtë takim nuk ka shkuar aspak për të negociuar, por ka dhënë disa ultimatume të prera dhe është larguar. Kjo u duk qartë dhe te mimika e fytyrës së Bashës e Kryemadhit, të cilët e kishin humbur buzëqeshjen. Por çfarë ndodhi realisht në takime? Palmer shkoi fillimisht në PD e më pas në selinë e LSI, ku në të dyja rastet qëndroi rreth 1 orë. Ai fillimisht ka dëgjuar pretendimet e Bashës dhe Kryemadhit, të cilët janë ankuar se reforma në drejtësi po kapet, është bllokuar Gjykata Kushtetuese dhe po ashtu janë mundur të justifikojnë djegien e mandateve me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe provat kanë dalë dhe te “Zëri i Amerikës”. Por Plamer u ka dalë kundër, duke ju lënë në tryezë një sërë porosish, të cilat duhet që të zbatohen.

Skenarët e dhunës

Së pari, ai ja u ka bërë të qartë se nuk duhet të ketë më protesta të dhunshme. Duke u ndalur dhe te protesta e 13 prillit, ai ka kërkuar që të bëhet gjithçka e qetë, pasi sulmi ndaj institucioneve bie ndesh me ligjin dhe çdo skenar destabilizues dëmton jo vetëm Shqipërinë, por dhe rajonin. Me këtë lëvizje Palmer ka rrëzuar planet Berisha-Meta për të destabilizuar vendin. Berisha e Kryemadhi kanë rritur presionet ndaj Bashës duke kërkuar dhunë. Gazeta e tha pak ditë më parë se më 13 prill ishte parashikuar një tjetër sulm ndaj Kryeministrisë. Edhe në mbledhjen e Kryesisë të hënën, Berisha i çoi mesazh të qartë Bashës, duke i thënë se duhet të kalojë detin në këmbë. Por Palmer ka rrëzuar çdo lloj skenari dhune.

Mandatet

Palmer ka dalë gjithashtu dhe kundër djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ky është një shembull që shumë lehtë mund të kopjohet nga vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia apo Maqedonia dhe një gjë e tillë fut në kaos gjithë Ballkanin. Po ashtu ai i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë Bashës dhe më pas Kryemadhit: Çfarë do bëni për zgjedhjet vendore? Burime të gazetës thanë se Basha ka dhënë sinjale se do marrë pjesë. Ai është shprehur se është gati të garojë përballë PS, por vetëm nëse garantohet një proces i rregullt dhe të ketë një garë të barabartë. Nga ana e tij, Palmer është shprehur se zgjedhjet vendore nuk duhet të bojkotohen. Po ashtu zyrtari i DASH ja u ka bërë të ditur se nga lëvizjet e opozitës po dëmtohet integrimi dhe reforma në drejtësi dhe prandaj duhen hapa pas. Në fund ai zhvilloi një takim me presidentin Meta. Ky i fundit reagoi përmes rrjeteve sociale duke dhënë shumë pak detaje mbi atë që u fol. “Takim i hapur&miqësor me Zv/Ndihmës Sek. e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend & rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë & shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e SHBA”, tha Meta.

Takimi me gazetarët

Zyrtari amerikan, qëndrimet që ka mbajtur në tryezën me Bashën e Kryemadhin, i shprehu më herët në një bisedë me gazetarët. Në ambasadë ai priti disa gazetarë të televizioneve kryesore në vend dhe doli hapur kundër djegies së mandateve, ndërsa qeverinë e cilësoi legjitime. “Mendoj se mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi. Reformat zgjedhore janë të rëndësishme në Shqipëri jo si një mjet për të tejkaluar “krizën” aktuale apo ngërçin aktual por sepse janë të rëndësishme për demokracinë shqiptare”, tha Palmer.

Zgjedhjet

Zyrtari i SHBA e bëri të qartë dje se ai nuk do të negociojë për zgjidhjen e krizës. Por u shpreh se PD-LSI duhet të futen në zgjedhjet e qershorit. “Mendoj se do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do të kërkonte mënyra për t’u rifutur në procesin demokratik, përfshirë edhe, më të afërtin, qershorin. Se si zgjidhet ky proces, se si zgjidhen mosmarrëveshjet, kjo është në dorën e partive politike dhe udhëheqësve të partive politike për t’u zgjidhur. Në rrugën e saj përpara, Shqipëria ka mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Institucionet e qeverisë janë funksionale, janë legjitime, Shqipëria nuk ka problem në marrjen e vendimeve, në miratimin e ligjeve, dhe unë kam besim se kjo qeveri do ta çojë vendin drejt një të ardhmeje europiane, do të jetë në gjendje të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zbatimin e reformës në drejtësi, në kryerjen e vetingut që është i rëndësishëm për t’u dhënë shqiptarëve besimin në administrimin e drejtësisë”, tha ai./gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaKryemadhiprotestaSHBA

TË LIDHURA

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh
Aktualitet

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh

17:27 | 13/08/2025
Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps
Ekonomi

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

16:05 | 13/08/2025
Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes
Bota

Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes

15:25 | 13/08/2025
Next Post
Skandali në Rinas/Grabitësit me disiplinë ushtarake

Skandali në Rinas/Grabitësit me disiplinë ushtarake

Zyrtare/Kush është Admir Murataj i cili u vra në Rinas

Zyrtare/Kush është Admir Murataj i cili u vra në Rinas

Njihuni me mjeshtrin e vjedhjeve dhe arratisjeve që u vra dje në Rinas (foto)

Njihuni me mjeshtrin e vjedhjeve dhe arratisjeve që u vra dje në Rinas (foto)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President
Rajoni

Vuçiç njofton largimin nga pushteti: Nuk jam diktator, jam vetëm 18 muaj President

by mirseda
18:22 | 13/08/2025
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke...

Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

18:15 | 13/08/2025
Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë

Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë

18:13 | 13/08/2025
Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime

Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime

18:11 | 13/08/2025
Alarm ushqimor/ Dy viktima nga helmimi, ky vend ndërpret shitjen e djathërave

Alarm ushqimor/ Dy viktima nga helmimi, ky vend ndërpret shitjen e djathërave

18:08 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com