E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Skandali në Rinas/Grabitësit me disiplinë ushtarake

Në super grabitje u shënua mesditën e djeshme në vendin që konsiderohet më i sigurti, në aeroportin “Nënë Tereza”. Katër persona të kamufluar me veshje komandoje dhe të armatosur, kanë hyrë në ambientet e brendshme të aeroportit, ku kanë bërë të mundur grabitjen e parave që do të transportoheshin jashtë vendit.

Grabitësit kanë marrë paratë e tre bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë. Të mirëinformuar se në orën 15:00 bankat e nivelit të dytë do të transportonin një sasi të konsiderueshme valute drejt Austrisë, të armatosur me armë tip kallashnikov, granata dhe të veshur me kostume kamuflazh, grabitësit kanë vënë në jetë planin e grabitjes.

Hetimet për grabitjen e ndodhur këtë të martë në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet.

Ngjarja u hetua fillimisht nga dy prokurorë të Tiranës, Kreshnik Ajazaj dhe Ndini Tavani, por procedurat do të ndiqen në vijim nga Krimet e Rënda.

Sa i përket ngjarjes, burime policore thonë se makina e përdorur rezulton të jetë e vjedhur në Laç. Ndërsa grabitësit, siç shprehen ato, kanë vepruar me një disiplinë ushtarake.

Personi që shkëmbeu zjarr me policinë kishte detyrë të digjte makinën me logon “Hetimi Tatimor”, ndërsa 3 të tjerët janë larguar me një furgon tjetër, që e dogjën në Kamëz.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...