Çështja e Fjolla Morinës ka sjellë ‘përplasje’ në Prokurorinë e Kukësit. Drejtuesja e Prokurorisë, ka kërkuar që këngëtarja aq shumë e komentuar, Fjolla Morina, të gjykohet për trafik armësh, bashkë me biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin Fitim Muji, të cilët më parë u lanë të lirë.
Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokurori i çështjes, i cili e ka regjistruar çështjen e Morinës për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, ndërsa për dy të tjerët ka kërkuar të lihen të lirë.
Fjolla u kap pak muaj më parë në doganën e Morinës me dy armë zjarri me vete, teksa udhëtonte drejt Tiranës me Fitim Muji dhe biznesmenin, tani më i fejuari i saj Fisnik Syla.