E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Efektet e vaksinës/”Disa do ndjejnë dhimbje në krahë, të tjerë do kenë ethe”

Marrja e vaksinës po pritet me padurim nga e gjithë bota, ndërsa deri më tani është thënë se rezultatet janë të shkëlqyera.

Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, kanë deklaruar se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar, kanë efikasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet. Ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet dhe ajo e Modernës është me 94.1%.

Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar se pas vaksinimit, secili individ do reagojë ndryshe, disa me dhimbje të vogla e shumë të tjerë nuk do ndjejnë asnjë simptomë.

Në një prononcim për mediat, ai ka konfirmuar se kur të injektohet doza e vaksinës, trupi do të nxisë një përgjigje. Disa persona mund të ndjejnë një dhimbje në krahë, ndërsa disa të tjerë mund të mos ndjejnë asgjë fare. Sipas tij, me marrjen e vaksinës është e pritshme që të kemi ethe dhe kjo është normale.

“Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje. Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krahë dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip, dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë”, tha ai.

Referuar teorive konspirative që kanë dalë, dhe frikës që i ka kapluar njerëzit për të bërë vaksinën, ai siguroi se s’ka asnjë arsye për panik. “Ne duhet të arrijmë dhe t’i angazhojmë ata në nivelin e komunitetit, për t’u siguruar që ky ngurim, për arsye që janë të kuptueshme, nuk i pengon njerëzit që të kenë nevojë për vaksinën”, përfundoi ai.

Lexo edhe :   Mbi 3 mijë testime, ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit
Lexo edhe :   Do udhëtoni drejt SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e fundit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...