Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“S’donim që fëmija të rritej pa baba”, e ëma: E martova vajzën kur ishte 15 vjeç

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“S’donim që fëmija të rritej pa baba”, e ëma: E martova vajzën kur ishte 15 vjeç

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të Sarës. Ka qenë mamaja e saj, e cila ka rrëfyer në studio problemet me të cilat është përballur vajza e saj.

Të jesh prind nuk do të thotë që je i pagabueshëm dhe diçka të tillë e pranon edhe Shqipja, e cila rrëfen se kur vajza ishte vetëm 15 vjeç, ajo e martoi.

Problemet do të nisnin menjëherë pas lindjes së djalit, sepse ai pas 4 muajsh u diagnostikua me epilepsi. Ishte e rëndë për Sarën, e cila u përpoq me bashkëshortin që vogëlushi të kurohej, madje shkuan edhe në Gjermani. Por sipas Shqipes, dhëndri i saj hoqi dorë shpejt, sepse nuk pranoi më të qëndronte në Gjermani, kjo sepse e nxisnin edhe prindërit e tij.

Ardit Gjebrea: Ti vjen nga?

Shqipja: Fushë-Kruja!

Ardit Gjebrea: Motivi pse ke ardhur këtu është Sara?

Shqipja: Po!

Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem!

Shqipja: Sara një fëmijë shumë i shkathët, një vajzë shumë e qeshur, por unë që 15 vjet e fejova dhe e martova, shumë të re. Sebep që u martua ishte komshiu. I martuam në fillim. Martesa shkoi mirë. Mbas një viti që ajo lindi djalin, filluan problemet.

Ardit Gjebrea: Çfarë problemesh?

Shqipja: Djali lindi i sëmurë. Tani lindi sëmurë apo u sëmur më mbrapa, këtë vetëm Zoti e di, ne nuk e dimë Ardit. U bë fëmija 4 muajsh, e sollën, e vizituan ja bënë të gjitha dhe ai doli i sëmurë me epilepsi. Mbas dy vjetësh, Sara mori rrugën me të shoqin në Gjermani, që të shëronte djalin atje. Djali u bë më mirë në Gjermani. Por 8 muaj zgjati në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Shqipja: U kthye bashkëshorti, s’donte të rrinte, donte të vinte tek pleqtë. Filluan grindjet, thyerjet, gjithçka.

Ardit Gjebrea: O Shqipe pse nuk i thonit Sarës diskuto me bashkëshortin, fol me të. Sepse vërtet janë prindërit, por edhe fëmija është drita e syve. Kështu që në ato momente mund të ishte bërë një sakrificë, të qëndronte në Gjermani, derisa të shërohej djali dhe pastaj të ktheheshin?

Shqipja: Ai Ardit nuk dëgjoi të rrinte në Gjermani, dëgjoi të ëmën, donte të vinte në Shqipëri dhe erdhi në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: A kishte ndonjë moment që Sara tha nuk dua të jetoj më aty?

Shqipja: Një ditë tetori ka qenë, Sara mori djalin dhe erdhën në shtëpi. Mami tha; nuk mundem të rri, s’mundem ta shtyj më me ata njerëz. Kur s’janë të aftë për fëmijën e tyre, për vajzën time ata s’donin t’ia dinin fare. E mbajta një muaj. Sollën njerëz, u lutën, thanë do kthejmë, do bëjmë çmos që djali të vazhdojë fizioterapinë, se për atë ka më shumë nevojë djali. Por nuk ndodhi kurrë ajo ditë. E ktheva unë gocën.

Ardit Gjebrea: Po Sara donte, apo i thatë ju shko?

Shqipja: Jo e çuam ne. Nuk donte Sara të kthehej.

Ardit Gjebrea: Po pse e çuat ju?

Shqipja: Nuk donim që ai fëmijë të rritej pa baba! Ishte një gjë shumë e gabuar që bëmë të dy si prind që e çuam Sarën. /tvklan.al

 

Tags: ardit gjebreaka nje mesazh per tyShqipjaTv Klan

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
Politikë

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës
Shqipëria

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë
Aktualitet

EMRAT/ Zbulohen 24 të dyshuarit e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 ton kokainë drejt Italisë

20:32 | 27/11/2025
Next Post
Çifti brazilian mbjell 2.7 milionë pemë, rikthejnë pyllin në qytetin e tyre

Çifti brazilian mbjell 2.7 milionë pemë, rikthejnë pyllin në qytetin e tyre

“Sekuestrohen 30 kamera sigurie”/ Pengmarrja në Kamëz, policia gjen një automjet

“Sekuestrohen 30 kamera sigurie”/ Pengmarrja në Kamëz, policia gjen një automjet

Histori prekëse, nëna i vendos djalit e nuses unazat në emision

Histori prekëse, nëna i vendos djalit e nuses unazat në emision







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com