Kuriozitete

Çifti brazilian mbjell 2.7 milionë pemë, rikthejnë pyllin në qytetin e tyre


               Publikuar në : 16:57 - 19/01/20 M S

Degradimi i ekosistemit është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet sot njerëzimi. Shumë njerëz shfaqen të dorëzuar përballë masakrës së pyjeve nga zjarret apo dora e njeriut.

Por fotografi i njohur brazilian Sebastiao Salgado dhe bashkëshortja e tij Lelia, nuk u dekurajuan nga ajo që panë kur u rrikthyen në vendlindje në vitin 1994. Ata blenë tokën aty pranë që ishte djerrë, dhe nisën ta pyllëzojnë vetë pak e nga pak. Në vitin 1998, ata themeluan Institutin Toka, që loboi tek bizneset dhe qeveria për fonde.

Pasi mblodhën një shumë parash, ata nisën në dhjetorin 1999-ës mbjelljen e parë masive të pemëve, që u shndërrua në një praktikë të përvitshme. Në total u mbollën 2.7 milionë pemë nga 290 lloje të ndryshme, në një sipërfaqe prej 1.502 hektarësh në fermën e tyre Bulkao në Aimores.

Ripyllëzimi e ndaloi erozionin e tokës. Aty u rikthyen 172 lloje zogjsh, 33 lloje gjitarësh, 293 lloje bimësh, 15 lloje zvarranikësh, dhe 15 lloje amfibësh. Në vitin 2002, bashkëshortët Selgado ngritën Qendrën për Edukimin dhe Restaurimin e Mjedisit (CERA).

Ajo ndërmori mbi 700 projekte arsimore, që përfshirë 65.000 njerëz. Shpyllëzimi është një fenomen shumë shqetësues edhe në Shqipëri. Por fushata të ngjashme si ajo në Brazil janë spontane, dhe kryesisht monopol i institucioneve shtetërore.

Shembulli i çiftit brazilian, duhet të shërbejë si një shembull për nisma të ngjashme private. Në 3 dekada tranzicion, masivet pyjore janë shkatërruar pa mëshirë, dhe pasojat negative si rrëshqitja e dherave dhe përmbytjet po nisin që të ndihen gjithnjë e më shumë.

TIRANA TODAY

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT