Kryeministri Rama bën premtimin e madh për të gjithë shqiptarët në emër të qeverisë që drejton, se pavarësisht pandemisë nuk do të ndalojnë me rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit.
Duke e demonstruar përmes pamjeve, kreu i qeverisë shprehet se pavarësisht sfidës së madhe të pandemisë së COVID-19 me të cilën po përballemi, rimëkëmbja e shërbimit shëndetësor mbetet objektiv primar.
Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, pamjet nga ambulanca e rindërtuar në Vaqarr, në periferi të Tiranës. Kujtojmë këtu faktin se brenda mandatit 4 vjeçar, qeveria ka planifikuar ndërhyrjen për rikonstruktimin e 300 qendrave shëndetësore.
Statusi
Mjekët, infermierë dhe vetë banorët e Vaqarrit, në periferi të Tiranës e dëshmojnë më mirë se kushdo ndryshimin në ambulancën e tyre, e rindërtuar me standardet më të mira gjatë këtyre muajve të epidemisë
#VIJOJMË rimëkëmbjen e shërbimit shëndetësor parësor në çdo cep të vendit, pa e ndalur punën, teksa përballemi me sfidën e madhe të pandemisë #Covid19.