E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kosova “doli nga provinca” shqiptare dhe i tregoi shtetin e vet

Nga: Ben Andoni

Artikulimi i prerë dhe patetik i Ushtrueses në Detyrë të presidencës kosovare, Vjosa Osmani, ka përcjellë shumë reagime në Tiranë. Aq sa e kanë vlerësuar po aq e kanë kundërshtuar për mënyrën sesi është artikuluar ajo para institucioneve të shtetit shqiptar gjatë të tre ditëve të gjata të vizitës.

Për të ardhur keq është se mes dy vendeve tona, të të njëjtit komb, kjo është hera e dytë brenda disa muajve, ku një vizitë e tillë përcjell problematika. Një gjë është e dukshme dhe kjo tregon deri diku një farë pjekurie të politikës kosovare, se po e forcon identitetin shtetëror, e se tashmë është ajo që po e shfrytëzon Shqipërinë, me anë të emisarëve të saj politikë. Nuk është më lajm, që politikanët shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë kanë probleme mes tyre. Veçse, kur kjo merr fuqi dhe del edhe në shprehjet e kumteve në vizitat protokollare, tregon se problemet janë të akumuluara nga shumë më thellë. Por në këtë rast, na solli edhe një paradoks tjetër. Për rezolutën e kërkuar të dënimit të gjenocidit serb kishte 15 syresh depozituar në parlamentin shqiptar! Për të ardhur keq, sepse askush nuk kujtohej për to. Qoftë nga Tirana por edhe Prishtina. Mes tyre edhe Osmani që e kërkoi me ngulm nga autoritetet e larta shqiptare. Turp!

U mendua se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shqetësimi më i pakët do të ishte problemi mes vetë dy shteteve tona, ose ideja e hedhur qysh më parë dhe e artikuluar nga një prej politologëve më të njohur Ukshin Hoti për punën, e cila do të çonte në bashkimin normal kombëtar. Për shkak të ndarjes së gjatë mes nesh, debati tjetër për identitetin erdhi kur Kosova filloi të ravijëzojë institucionet e saj me shpalljen e Pavarësisë ose më saktë kur filluan përplasjet e brendshme, pasi tashmë Kosova do të kishte shtetin e vet me institucionet dhe me administratën e saj, policinë dhe buxhetin e ekonomisë, si edhe një sfidë të madhe identitare në gjuhë e kulturë.

Të kësaj kohe, ose pak më të vona vinë debatet e dy anëve të kufirit që lindën për standardin e gjuhës, por që asnjëherë nuk morën status. Në fakt, problemi më i madh ishte dikund tjetër dhe ai lidhej me të ashtuquajturin “pavarësi e kushtëzuar”, që vinte nga zgjidhja e Pakos së Ahtisarit me të cilën u zbut disi në dukje rezistenca e madhe serbe, që shtyhej pas kuintave dhe nga Rusia. Gjithsesi, në sondazhet e pak-më-vonshme ishte e përcaktuar qartë e në masë se shqiptarët e Kosovës ishin për bashkim me Shqipërinë. Kjo e bënte Shqipërinë, më saktë autoritetet e saj, të ndiheshin mirë dhe madje edhe ta përdornin jo shpesh Kosovën për luftën e brendshme, që më shumë lidhej me protagonizmin për ndihmën në Luftën e UÇK-së, por edhe ngarendjen e lloj-lloj personazheve për të treguar se cili kishte sakrifikuar më shumë.

U sfumuan qëndrime si reagimi i Ibrahim Rugovës që nuk zbriti as nga avioni në Rinas për në Shqipëri, ashtu si edhe bllokimi i Adem Jasharit, vrasja e Ministrit të Mbrojtjes Krasniqi etj. Por nuk mbaronte këtu, Arben Imami donte ta interferonte bashkimin deri në programin e Partisë Demokratike, por kjo nuk u pranua!! Kosova shërbente mirë ashtu si ishte. Ndërkohë Tirana zyrtare depozitonte rezoluta, që harroheshin për gjenocidin, kurse ndërkombëtarët që e përcillnin këtë situatë e po administronin realisht Kosovën, mendonin për një rrugë të ndërmjetme ose për një lloj identiteti të Kosovës, përmes institucioneve të saj, që të ishte sa larg Serbisë por po edhe aq Shqipërisë. Në fakt, për ta qetësuar Serbinë nga humbja e hidhur, e cila për hir të së vërtetës megjithë pretendimet e kupton tashmë qartë se kthimi i saj në Kosovë është i pamundur. Ishte koha kur shqiptarët e Shqipërisë ndiheshin më të qetë dhe ishin shumë më të pranishëm në Kosovë, në të gjitha fushat. Veçse Kosova kish nisur shikimin dhe përpjekjet për identitetin e saj lokal. Në një botim të gati 10 viteve më parë Mehmet Kraja, kreu aktual i Akademisë së Shkencave të Kosovës, e tregoi më së miri këtë qerthull, kur foli për identitetin kosovar. “Identiteti kosovar si identitet lokal është i qëndrueshëm dhe nuk ka pse të luhatet; si identitet kombëtar është i paqëndrueshëm, sepse nuk ka arritur të konsolidohet dhe as që të arrijë të bëhet ndonjëherë; si identitet shtetëror do të varet nga rrethanat politike brenda botës shqiptare, por edhe në kontekst më të gjerë. Në pikëpamje historike, shqiptarët e Kosovës, njësoj si shqiptarët në përgjithësi, e kanë përmbyllur procesin e bërjes së kombit, pra edhe të identitetit, por nuk e kanë përmbyllur funksionalitetin e tij. Kjo do me thënë se luhatshmëria nuk është më dilemë identitare, por funksionale”.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19
Lexo edhe :   Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 5 viktima në 24 orët e fundit

Dhe, të këtyre viteve janë shumë probleme lidhur me identitetin por më shumë shfaqjen e tij në fushat e ndryshme të zhvillimit të Kosovës. Për shkak të institucioneve të brishta, por më shumë se kaq pasigurisë dhe sundimit të gjatë serb, kosovarët e patën të vështirë shprehjen e  tyre identitare në shtetin e tyre të pavarur, këqyrur nga të huajt. Ndërkohë që shumë shqiptarë, por edhe institucione në vitet e fundit, shumë herë e kanë tepruar, me gjoja këshillat: Mos bëni si kemi bërë ne! Kuptohet se jo pak herë autoritet kosovare u kanë dhënë përgjigjet e duhura. Problem për politologët mbetet sesi duhet të jenë qëndrimet e mëtejme dhe sesi Shqipëria të mos ta vështrojë Kosovën si një lloj “province” të saj, një gjë që Kosova jo vetëm nuk e honeps dot, por që i ngre përballë instinktivisht identitetin e saj, që është me të drejtë identiteti i ri shtetëror. Ky identitet shtetëror tashmë përbën sfidën e ekzistencës por edhe atë të njohjes ndërkombëtare, që ka si qëllim final sigurimin e ulëses në OKB.

Dhe, politikanët Kosovarë po e bëjnë më së miri, herë “ashpër” duke i treguar Shqipërisë vendin, si në rastin me deklaratat tejet të kujdesshme të kryeministrit Hoti, që ishin edhe tejet të kuruara. Apo të paraardhësit të tij, Kurti, i cili u mundua të shkonte një hap më shumë për të treguar diferencat; kurse presidentja aktuale në detyrë, Osmani, për t’i përshkallëzuar dhe madje për t’i fryrë tensioneve të brendshme por më shumë nga të gjitha për të treguar se në Kosovë po ravijëzohet gjithnjë e më shumë një grup që do t’i fryjë shumë identiteteve. Por blofi s’ka vonuar pasi flitet për realitete krejt të tjera kur ndryshe mëtohet nga u.d.

Presidentja dhe ndryshe nga ekzekutivi kosovar. Madje, BE dhe SHBA konfirmojnë zyrtarisht se nuk ka negociata për shkëmbime territori dhe se mbi të gjitha Kosova po e vazhdon çështjen e Mini-Schengen me mirëkuptimin e SHBA. Vjosa Osmani nuk i përdor këto dhe nuk mund t’i kërkoj llogari kryeministrit Hoti dhe negociatorit Hyseni, por i duhet të tregojë kinse një identitet të ri shtetëror, që më shumë është kredo për të fituar pikë në zgjedhjet e ardhshme, sesa realisht ai identitet që ne respektojmë në Kosovë dhe po inkurajohet nga faktori aleat ndërkombëtar. Në një farë mënyre, duket se Kosova me liderët e rinj doli nga “provinca” shqiptare për t’i treguar identitetin e saj shtetëror vendit Amë. Në fakt, më shumë se të gjitha, duke dashur të përdor Shqipërinë për problemet e saj të brendshme, atë që jo pak herë Tirana e ka bërë normalisht me ta. (Homo Albanicus)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...