Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Sandër Lleshaj në takimin me FSHF: Kemi pak policë dhe shumë probleme

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Sport, Të Gjitha, W-Instant
Sandër Lleshaj në takimin me FSHF: Kemi pak policë dhe shumë probleme

Gjatë zhvillimit të tryezës së përbashkët mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë, për diskutimin e problemeve në sport, e konkretisht sigurinë në stadiume, ka folur dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se Policia e Shtetit nuk i ka kompetencat aktualisht për të ndërhyrë në stadiume, por njëkohësisht, policia nuk ka as kapacitetet. Të dyja këto problematika, sipas Sandër Lleshajt, kërkojnë ndërhyrje ligjore.

“Policia e Shtetit është e detyruar me ligj të ofrojë dhe garantojë siguri për qytetarët e Republikës kudo ku ata janë, edhe kur ndodhen në skutat e apartamenteve të tyre dhe devijojnë nga normaliteti, edhe kur janë në stadium, edhe kur janë në rrugë, edhe kur janë në protestë, pra ka një gamë shumë të gjerë përgjegjësish për të kryer.

Por këtu vlen ta theksojmë që policia është një strukturë e dhënë; që ka disa parametra të dhënë, ka një madhësi të dhënë, ka kapacitete të caktuara. Dhe kemi dy gjëra që duhet t’i mbajmë në konsideratë: kapacitetet edhe kompetencat!

Dhe kur diskutojmë për futbollin, këto të dyja bëhen faktorë për t’u konsideruar, madje edhe shqetësues, për arsye se, e para, kemi kompetencat që na mungojnë për t’u futur brenda stadiumeve.

Sot bëjmë një diskutim të paktën dy vjet me vonesë se kur është hartuar ligji për sportin, këto gjëra nuk janë marrë në konsideratë dhe duheshin marrë në atë kohë. Por gjithsesi ne tani jemi për t’u marrë me faktin.

Pra kompetenca është një çështje e madhe, e cila duhet zgjidhur me ndryshime ligjore, të cilat duhet t’i bëjmë të mirëmenduara në mënyrë që pas dy vjetësh të tjera të mos futemi në një diskutim tjetër ndoshta po për të njëjtën gjë.

Dhe e dyta, ka të bëjë me kapacitetet. Policia ka kapacitete të caktuara të cilat janë parashikuar për të ofruar siguri publike, por jo për të shkuar mbas çdo rasti individual sepse është e vështirë. Duhet t’ju them që ne kemi policinë më të vogël në rajon, krahasuar me numrin e popullsisë, pra policia jonë për frymë është pothuajse nën mesataren europiane.

Kemi shumë pak policë, por shumë probleme dhe shumë barrë, të cilat i ngarkohen policisë edhe kur asaj nuk i takojnë në mënyrë origjinale.

Kështu them që gjatë diskutimeve që do të vijojnë, policia është e gatshme për ta vijuar këtë diskutim në nivel ekspertësh dhe në një klimë mirëkuptimi dhe jo kështu topi në publik për ta hedhur dhe pritur secili në mënyrën  e tij.

Pra jemi të gatshëm që ta fillojmë këtë proces, do ta fillojmë, do të ngarkojmë personat kompetentë për të marrë përsipër përgjegjësitë nga ana  e policisë, por do të na duhet gjithsesi t’i mendojmë të dyja këto. Sa herë të kërkojmë diçka nga policia do të jemi të qartë që kjo do të ketë edhe një faturë e cila nga dikush duhet paguar për arsye se na duhet të rrisim kapacitetet. Me kapacitetet aktuale policia ka vështirësi, edhe sikur t’i ketë kompetencat ligjore, ka vështirësi ta përballojë volumin shumë të lartë të aktiviteteve sportive që kryhen në të gjithë vendin.

Sipas një përllogaritje të vogël, ne na duhet që për çdo ditë sportive duhet të kemi rreth 500 deri në 700 policë të angazhuar vetëm me këtë çështje, e cila do të thotë: orë shtesë, kapacitete shtesë e të tjera me radhë.

Unë besoj që përveç kësaj do të kemi edhe një hapësirë tjetër ku mund të ndërhyjmë dhe kjo ka të bëjë me që të rregullojmë ato gjëra që nuk kërkojnë as kapacitetet, as investime, por kërkojnë organizim.

Janë shumë çështje të cilat mund të adresohen në kuadër të adresimit të organizimit të ndeshjeve të sportit. Ne ende në stadium fusim turma dhe jo individë. Kjo është shumë e thjeshtë për t’u zgjidhur, pra duhet të fusim individë, pra të individualizuar me emër dhe mbiemër, për të ditur se kush janë dhe kush hyn, sepse përgjithësisht në stadiumet tona thjesht futen turma.

Zgjidhja e kësaj besoj nuk kërkon shumë volum administrativ.

Jam dakord që teknologjia është ndihmësja e madhe që na mundëson që të kursejmë kapacitetet njerëzore dhe ajo që është më rëndësishme është përgjegjshmëria e individëve që janë brenda, nga sportdashësit e shumtë, tek personat që merren me organizmin.

Ndryshimi i ligjit dhe angazhimi i policisë, jo për të përballuar fizikisht turmat, por për të përndjekur në kuptimin penal, për të proceduar në kuptimin penal ata që shkelin ligjin besoj ky do të jetë dhe instrumenti kryesor me të cilën ne do ta realizojmë këtë detyrë. Pra për momenti që ne ndryshojmë ligjin, ashpërsimi i Kodit Penal për të gjithë ata që përfshihen në organizmin dhe në pjesëmarrjen në aktivitetet sportive, do i japë një mundësi të madhe Policisë që ta kryejë detyrën me më pak kapacitete, me më pak forca.

Nuk zgjidhet kjo punë fizikisht që të marrin 10 mijë tifozë dhe të kemi dhe 10 mijë policë përballë, kjo është ajo që tha dhe Kryeministri, ashpërsimi i ligjit ashtu si dhe në vende të tjera, do të bëjë që çdo person që vjen në stadium të jetë i përgjegjshëm dhe të mos ketë nevojën e një polici në krah, për t’i frenuar impulset apo instinktet që ndonjëherë dalin nga normaliteti.

Përfundimisht, dua të garantojë vullnetin e plotë të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit për t’u angazhuar në këtë proces, i cili është një proces shumëpalësh, ku ne do të luajmë me seriozitetin më të lartë, pjesën që na takon.”

Tags: fshfKemipoliceproblemesander lleshajshumëtakimin

TË LIDHURA

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:11 | 11/07/2025
Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare
Aktualitet

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

22:48 | 10/07/2025
Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?
Aktualitet

Banori nga Thethi: Askush nuk po e merr vesh ç’po ndodh, pse nuk u shembën pas sezonit?

22:45 | 10/07/2025
Next Post
“Kosova shumë më lart se ne”, Gjici flet pa ‘doreza’: Ja çfarë bëjnë Bashkitë

“Kosova shumë më lart se ne”, Gjici flet pa ‘doreza’: Ja çfarë bëjnë Bashkitë

“Opozita e re” me 10 deputetë, KQZ u jep mandatet 6 kandidatëve

“Opozita e re” me 10 deputetë, KQZ u jep mandatet 6 kandidatëve

VIDEO/ Njihuni me gjyshen nga Burreli që i bën zbor fuoristradës

VIDEO/ Njihuni me gjyshen nga Burreli që i bën zbor fuoristradës

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën
Bota

Merz: Berlini i gatshëm të blejë sisteme mbrojtjeje ajrore Patriot për Ukrainën

by mirseda
08:51 | 11/07/2025
0

Berlini është gati të blejë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe t’i transferojë ato...

Bushati: “Merreni ‘kufomën’ dhe bëjeni shembull” – Rama la Veliajn në burg, ai vendos edhe për zgjedhjet në Tiranë

Bushati: “Merreni ‘kufomën’ dhe bëjeni shembull” – Rama la Veliajn në burg, ai vendos edhe për zgjedhjet në Tiranë

08:36 | 11/07/2025
Vetëm 15 ditë nga përfundimi i afatit të vënë nga Kushtetuesja, sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Vetëm 15 ditë nga përfundimi i afatit të vënë nga Kushtetuesja, sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

08:19 | 11/07/2025
“Favorizime dhe progres të qëndrueshëm”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

“Favorizime dhe progres të qëndrueshëm”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju, sot

08:13 | 11/07/2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:11 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com