E mërkurë, 20 Janar, 2021
7 C
Tirana

“Kosova shumë më lart se ne”, Gjici flet pa ‘doreza’: Ja çfarë bëjnë Bashkitë

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mori fjalën gjatë diskutimit në e rrumbullakët për të diskutuar ligjin mbi sportet. Gjici është një ndër presidentët që ka investuar më shumë në futbollin shqiptar. Ai mbështeti idenë e kryeministrit për të dënuar me burg tifozët që zbresin në fushë, por kërkoi që të ishte më i madh si dënim. Po ashtu kërkoi që klubet të privatizoheshin dhe të ishin të pavarura nga Bashkitë.

“Na kanë marrë në qafë këta palo tifozë, pesë apo dhjetë. Kush nga ne nuk e vendos rripin e sigurimit? Asnjë, të gjithë e vendosim. Sepse ndryshe ndëshkohemi me gjobë dhe ndaj ka ardhur respektimi i ligjit. Bashkitë shpenzojnë fondet për sportin në udhëtimet e tyre, ne presidentët jemi të angazhuar 100%. Asnjë president i Superligës nuk është pronar i klubit ku investon.

Nëse nuk merren masa shpejt, atëherë ne më mirë të ikim. Më thoni klube që administrohen nga Bashkitë dhe kanë sukses? Nuk ka, klubet që ecin janë ato me presidentë që investojnë.

Ligji i Kosovës për sportin është shumë më lart se sa ne. Pse nuk deklarojmë rrogat reale? Sepse nuk na njihet asnjë kontribut”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë

Nga: Astrit Patozi Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të...

Dy vëllezërve nga Mirdita u sekuestrohen 5 mln euro pasuri e paligjshme (Emrat)

Një aksion i madh policor ka ndodhur së fundmi në Tiranë, motivi i të cilit është sekuestrimi i pasurive që janë vënë në mënyrë...

Kush janë liderët më të pasur botërorë të të gjitha kohërave

Pagat zyrtare për udhëheqësit botërorë variojnë nga ato modeste, deri tek ato jashtëzakonisht të larta. Por shumë udhëheqës të dikurshëm dhe aktuale mburren me...

Betimi i Bidenit dhe Harris/ Basha: Urime. Provuat që ndryshimi është i mundur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Presidenin e SHBA-ve, Joe Biden i cili mori zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Basha shpreh dëshirën e...

Pse preket Franca nga një fjalë?

Nga: Frrok Çupi Ambasada e Francës nuk e kishte me Edi Ramën. Ashtu sikurse vetë Rama mund të mos ‘e prekte’ Francën në këtë kohë...