Kuriozitete

Salamo Arouch, hebreu që i mbijetoi Aushvicit duke fituar 208 ndeshje boksi

               Publikuar në : 16:32 - 06/08/19 S.N

Nazistët patën një plan sistematik, për shfarosjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Miliona prej tyre vdiqën nëpër kampet famëkeqe të përqendrimit. Por një pjesë e tyre ia dolën të mbijetojnë, falë shërbimeve të veçanta ndaj nazistëve. I tillë ishte rasti i Salamo Arouch, hebreut të lindur në Selanik të Greqisë në vitin 1923.

I cili si gladiatorët dikur në Romën e Lashtë, zhvilloi mbi 200 e ca ndeshje boksi në kampin e Aushvicit. Për kënaqësinë e rojave dhe oficerëve gjermanë. Ndërsa këta të fundit dëfreheshin, për Salamon dhe kundërshtarin që kishte në ring, ajo ndeshje përcaktonte në çdo rast se kush do të jetonte. Dhe kush do të ekzekutohej apo përfundonte ne dhomat e gazit.

Pasi dështimit të turpshëm të Italisë fashiste në dimrin e viteve 1940-1941, Greqia u pushtua në më pak se një javë nga Gjermania. Po atë vit si në të gjithë Evropën, nisi identifikimi dhe deportimi i hebrenjve drejt kampeve të përqendrimit. Në vend ndodheshin rreth 72.000 hebrenj, shumica në qytetin e Selanikut dhe rrethina. Gati 60 mijë prej tyre u zhdukën gjatë Holokaustit.

Salamo Arouch lindi në një familje me 5 fëmije, 2 djem dhe 3 vajza. I ati që punonte si hamall, e nxiti Salamon të merrej me boks. Kur ishte vetëm 14 vjeç, ai zhvilloi dhe fitoi ndeshjen e parë në boksin boksin amator, në një qendër rinore hebreje. Më pas ai fitoi kampionatin grek të boksit për të rinjtë, duke përfaqësuar ekipin e Arisit të Selanikut. Në vitin 1939, u shpall kampion i Ballkanit për peshat e mesme.

Pas vendosjes së një rekordi prej vetëm 24 fitoresh që të gjitha me nokaut), Arouch iu bashkua ushtrisë greke. Aty shënoi edhe 3 fitore të tjera, po me nokaut.

Së bashku me mijëra hebrenj të tjerë, Arouch u arrestua dhe transportua në kampin e Aushvicit me familjen e tij në vitin 1943. Me të hyrë në kamp, ​​nëna dhe 3 motrat u dërguan menjëherë në dhomat e gazit. Kur i thanë se çfarë kishte ndodhur me to, Arouch në fillim nuk e besoi. Më pas, mësoi se tmerre të tilla ishin të përditshme.

Sapo hyri në kamp, ​​një nga komandantët nazistë pyeti nëse mes të burgosurve kishte ndonjë boksier. “Unë i thashë se isha boksier. Komandanti në fillim nuk më besoi, për shkak të gjatësisë sime modeste”- deklaroi Arouch në një intervistë të vitit 1989 për “The New York Times”.

“Ata më sollën dorezat e boksit, dhe me vunë në ndeshem me një tjetër të burgosur hebre të quajtur Chaim. Ai ishte ndër luftëtarët kryesore të komandantit”- tregonte ai. Arouch e fitoi ndeshjen.

Nga ai moment, gjatë 2 viteve të ardhshme, ai do të ndeshej 2-3 herë në javë. Salamo pretendonte se nuk humbi kurrë asnjë ndeshje, teksa ishte i detyruar të ndeshej edhe kur vuante nga sëmundja e dizanterisë. Vetë Salamo llogariste se gjatë qëndrimit në kamp kishte zhvilluar saktësisht 208 ndeshje, duke e ditur se i burgosuri që humbte, do të dërgohej në dhomën e gazit apo qëllohej për vdekje.

Ndeshjet zgjasnin në përgjithësi derisa njëri nga boksierët të shembej përtokë, ose deri kur nazistët “lodheshin” me shfaqjen. Arouch thoshte se në atë kohë peshonte rreth 61 kg, dhe shpeshherë ndeshej me kundërshtarë që kishin një peshë shumë më të madhe.

Në një rast, ai u ndesh me një rival që peshonte 113 kg, duke e mundur me nokaut në vetëm 18 sekonda. Në fillim të vitit 1945, Arouch u transferua në kampin e Bergen-Belsen, kur dhe u çlirua bashkë me të mbijetuarit e tjerë nga forcat aleate. Gjatë kërkimeve për familjen e tij, ai u njoh me 17-vjeçaren Marta Yechiel, po nga Selaniku.

Së bashku ata emigruan në Izrael, dhe u vendosën me banim në Tel Aviv, ku Salamo nisi menaxhimin e kompanie anijesh. Arouch dhe Yechiel u martuan në nëntorin e atij viti 1945, dhe patën 2 fëmijë. Pas luftës ai mbajti shumë fjalime frymëzuese.

Salamo tregonte se motivimi për të fituar në ato ndeshje nuk ishte vetëm krenaria, madje as vetë jeta.

“Ajo që më mbajti gjallë, ishte një vendosmëri e zjarrtë, që një ditë t’i tregoja botës atë që pashë në Aushvic. Sigurisht, ka pasur edhe momente kur kam dashur të vdes. Por, të qenit tani këtu për të treguar atë që ndodhi, më bën të ndihem mirë që jam gjallë”.

Karriera e tij brilante si një boksier i pamposhtur mori fund më 8 qershor 1955, kur u mposht brenda 4 raundesh nga boksieri italian Amleto Falcinelli gjatë një ndeshje të zhvilluar po në Tel Aviv. Historia e tij e pazakontë, u portretizua në filmin “Triumfi i shpirtit” i realizuar në vitin 1989, ku rolin e Arouch e luan aktori i njohur amerikan Willem Dafoe. Arouch jetoi gjatë gjithë jetës në Tel Aviv, ku dhe ndërroi jetë më 26 prill 2009, në moshën 86-vjeçare./ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT