pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitbetgit girişcasinomilyonromabet girişromabetbetbey girişbetbeyholiganbet girişcasinomilyongameofbet girişholiganbetradissonbet girişgameofbetcratosroyalbet girişradissonbetgrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalbetsalvadorromabet güncel girişbetbey güncel girişholiganbet güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişcratosroyalbet güncel girişgrandpashabet güncel girişimajbet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetbetgitromabetbetbeyhititbetholiganbetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Evropianizimi në Ballkan s’ka dështuar, por do ndodhë të paktën pas 1 dekade

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Daniel Server “Balkan Insight”

Në një shkrim të kohëve të fundit në “Balkan Insight”, Vladimir Gjorgjevic dhe Vladimir Vuçkoviç, shkruajnë se janë të bindur se evropianizimi i Ballkanit ka qenë një dështim. Provat e tyre: korrupsioni, dhe marrëdhëniet e brishta rajonale. Sipas tyre, Brukseli është fajtor për një qasje “stabilitokratike” ndaj rajonit, domethënë favorizimin e stabilitetit në raport me reformat që duhen ndërmarrë. Kjo është shndërruar në kritikën dominuese ndaj BE-së, lidhur me qasjen e saj ndaj tranzicionit të pas luftës në ish-shtetet Jugosllave, një kritikë që ndahet shpesh edhe nga media amerikane.

Por kjo është një qasje e gabuar. E bazuar në prototipin e një shteti ideal evropian, që mund të mos ekzistojë askund, madje as në Danimarkë, kjo qasje anashkalon përparimin e dukshëm që ka arritur Ballkani që nga luftërat e viteve 1991-2001. Dhe progresi duhet të matet me atë prej nga ku ka ardhur Ballkani, dhe jo distanca e tij me një ideal të caktuar.

Shtetet që dikur ishin pjesë e ish-Jugosllavisë në vitet 1990, përjetuan luftëra, vrasje masive, spastrim etnik dhe katastrofë humanitare. Rritja ekonomike ishte e ngadaltë ose negative dhe korrupsioni ishte një rregull, dhe jo përjashtim. Numri i refugjatëve që largoheshin prej andej, ishte shumë më i madh, sesa numri i të rinjve që emigrojnë sot nga rajoni.

Deri në vitin 2000, ishte e rrezikshme edhe për një amerikan, të udhëtonte në çdo rrugë që ndalonte në Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd. Unë kam qenë në të gjitha këto qytete, por në Beograd për herë të parë në vitin 2001, kur vlerësohej ende si një gjest i guximshëm, veçanërisht për shoferin tim serb nga Bosnja.

Sot, shumë turistë dhe njerëz të të gjitha grupimeve etnike, shkojnë pothuajse kudo dhe sa kurdoherë që duan në rajon, me shqetësime minimale, duke ndeshur pak armiqësi, dhe sjellje kryesisht profesionale nga ana e autoriteteve kufitare. Aeroportet përmbushin standardet ndërkombëtare. Uji dhe ushqimi, që dikur përbënin rreziqe serioze, tanimë janë të sigurt. Edhe pse ndotja e ajrit është në nivele të larta për shkak të ringjalljes së disa industrive, dhe përdorimit shumë më të gjerë të ajrit të kondicionuar dhe ngrohjes me korrent.

Standardet e jetesës janë rritur kudo. Shkollat ​​dhe universitetet, mbeten ende pas homologëve të tyre në Evropën Perëndimore, por funksionojnë gjithsesi në një nivel që u mundëson maturantëve të tyre më të mirë të studiojnë në Oksford apo Prinston. Shërbimi shëndetësor bazë është i disponueshëm kudo, megjithëse për një shërbim më të avancuar, kërkohet shpesh një udhëtim në një nga vendet e Bashkimin Evropian.

Qeverisja dhe sundimi i ligjit, kanë ende probleme. Parlamentet zgjidhen me votë, dhe koalicionet formohen nga qeveritë e shumicës në përputhje me kushtetutat cilësore, por procesi është shpesh më pak se sa i lirë dhe i drejtë, edhe pse manipulimet zgjedhore në qendrat e votimit, janë më pak të zakonshme se sa dikur.

Partitë politike në pushtet, e përdorin fuqinë e tyre për t’u dhënë tendera biznesmenëve pranë tyre. Policia, prokurorët dhe gjykatësit kanë pak mbrojtje nga presioni i padrejtë. Institucionet që mund t’u rezistojnë presioneve të tilla, kërkojnë dekada që të ndërtohen.

Gjykatat nuk janë të pavarura, por funksionojnë nën ndikimin e elitave politike, ushtarake dhe atyre të sigurisë, të cilat synojnë të sigurojnë vazhdimësinë e pandëshkueshmërisë së tyre.

Këta janë “lojtarët e vetos”, që Gjorgjeviç dhe Vuçkoviç i kritikojnë me të drejtë për pengimin e luftës kundër korrupsionit. Por ata kritikojnë gjithashtu BE-në për nxitjen “kryesisht të  ndryshimeve formale zyrtare, që për pasojë janë të kufizuara dhe sipërfaqësore”.

Por kjo kritikë, shpërfill rastet kur BE dhe SHBA, kanë mbështetur qëllimisht dhe me sukses, vendet që donin të shpëtonin veten nga udhëheqësit autokratë të korruptuar. Si pasojë e ndikimit të tyre, Sllobodan Millosheviç në Serbi, dhe Nikola Gruevski në Maqedonisë u nxorrën në gjyq dhe u shpallën fajtorë.

Këto janë raste kur popullsia lokale, dëshmoi jo vetëm vullnetin politik për të larguar liderët e tyre, por gjeneroi ndërkohë alternativa të zbatueshme pro-reformatore, dhe që kishin mbështetje të gjerë popullore. Brukseli dhe Uashingtoni, do të ishin të marrë, nëse do të mbështesnin  ndryshimet, kur alternativat do të ishin po aq të korruptuara apo më kaq sesa udhëheqësit aktualë.

Ky është për fat të keq rasti i Malit së Zi dhe Serbisë. Në ta parën, forcat kryesore në opozitë janë pro-ruse dhe anti-NATO; tek e dyta, nuk ka asnjë opozitë të besueshme. Ankesa kryesore e Gjorgjeviç dhe Vuçkoviç, është në thelb mbi rezultatet e zgjedhjeve:atyre nuk u pëlqen fakti që nacionalistët etnikë, vazhdojnë të fitojnë në zgjedhje, që nuk janë plotësisht të lira dhe të ndershme.

Pengesa e madhe sot për evropianizimin e Ballkanit, përveç elitave nacionaliste që kanë si prioritet mbrojtjen e vetvetes, nuk është një politikë e supozuar e mbështetjes së elitave të korruptuara të Ballkanit, por vetë Evropa, që nuk po bën sa duhet për të siguruar që perspektiva e anëtarësimit në BE të mbetet e vërtetë, dhe bindëse për publikun ballkanik.

Komisioni dhe Këshilli i ri Evropian, duhet të gjejnë mënyra për t’ja mbajtur derën hapur Ballkanit, në mënyrë që ata që mbrojnë dhe zbatojnë reformat shpesh të dhimbshme të nevojshme për anëtarësimin, të argumentojnë në një mënyrë efektive, se ekziston një shans i mirë që vendet e tyre do të bëhen një ditë pjesë e BE. Kjo mund të kërkojë ende një dekadë ose më shumë, por ata që i dëshirojnë të mirën Ballkanit, urojnë që procesi të respektojë kohën dhe përpjekjet, dhe jo të ripërtërijë një ideal jo realist.

Shënim: Daniel Server, është profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Xhon Hopkins në SHBA./ TIRANA TODAY

Tags: 1 dekadeBallkandështuardo ndodhëEvropianizimi

TË LIDHURA

Bota

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026
Bota

Mediat: Trump zbut kushtet për Iranin pas ndërhyrjes së Netanyahut

21:47 | 11/06/2026
Bota

Irani: Nuk është rënë dakord për asnjë dokument për marrëveshjen me SHBA-në

21:43 | 11/06/2026
Next Post

“Teatri që në ‘46 si barakë”/ Rama poston mesazhin e regjisorit të njohur

“Nami zi me shpenzimet për dasma”, shqiptarët: Marrim kredi dhe borxhe

Tmerr në qendrën tregtare në Tiranë, një person i armatosur grabit pikën valutore







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com