E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

“Teatri që në ‘46 si barakë”/ Rama poston mesazhin e regjisorit të njohur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook qëndrimin e regjisorit Gëzim Kame, në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në mesazhin e regjisorit të publikuar nga kryeministri Rama, thuhet se edhe para 20 vitesh i njëjti problem ka qenë dhe se ndërtimi i një teatri të ri në vendin e tij ekzistues, ka qenë ëndrra e të gjithë aktorëve pasi ai ekzistues ka qenë që ’46 si barakë.

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues”, thuhet në citimin e regjisorit, të postuar nga kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Gëzim Kame, regjizor i njohur i teatrit, pedagog e drejtues i katedrës së artit skenik në Institutin e Lartë të Arteve, ku u formua gjenerata e aktorëve të viteve të diktaturës, ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar drama e komedi, shumë të duartrokitura nga publiku. Opinioni i tij për ngrehinën ekzistuese të teatrit është ai që ka qenë denbabaden.

GËZIM KAME

Unë jam dëshmitar i dy kohëve, edhe para 20 viteve i njëjti problem ka qenë. Atëherë u tha që kjo godinë do shembet se nuk e mban zjarrin, do të digjet shpejt, po të njëjtat gjëra. Kreu i aktorëve, Kadri Roshi thoshte: Aman more na bëni një teatër të ri! Ishte ëndërr e të gjithë aktorëve sepse që në ’46 ka qenë si barakë. Ne shqiptarët kemi fatin që po bëjmë gjëra të reja këtë periudhë dhe po marrim maksimumin e vlerës së Europës. Në asnjë mënyrë të mos pengohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend ku është teatri ekzistues.

Lexo edhe :   Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë
Lexo edhe :   Pika vaksinimi në Universitete/Rama thirrje studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...