E diel, 22 Nëntor, 2020
12 C
Tirana

“Nami zi me shpenzimet për dasma”, shqiptarët: Marrim kredi dhe borxhe

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

Kaos në spital/ Mjeku thirrje qeverisë: Zgjohuni nga gjumi, hapni Covid 4

Situata paraqitet e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi. Mjeku i Urgjencës i ‘Shefqet Ndroqit’, ose Covid2, Dritan Koçiaj ka ngritur...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Gjatë sezonit të verës shqiptarët nuk mendojnë vetëm për pushimet, por edhe për dasmat. Dikush është duke planifikuar dasmën e vetë, e të tjerë janë thjesht të ftuar. Por, në të dyja rastet shpenzimet nuk janë të pakta. Dhurata apo lekët që hidhen për çiftin janë në shuma të konsiderueshme. Ndërkohë, përgatitja e ceremonisë nga familja e çifti është lodhje më vete. Njëkohësisht edhe shpenzimet e harxhuara janë të majme. Që nga fustanet, te lokali, dekori, muzika, kameramani, e shumë harxhime të tjera.

Edhe pse bëhet fjalë për një ngjarje shumë të rëndësishme për shumë çifte, përsëri paratë e shpenzuara janë të shumta. Njëjtë mendojnë dhe qytetarët, të cilët thonë për Tirana Today se shqiptarët shpenzojnë shumë. Madje shumë herë ato janë të panevojshme.

“Sa të duash, aq sa nuk i marrin për një vit. Shpenzojnë pa fund lekë dhe ndonjëherë janë shumë ta panevojshme.”

“Namin e zi, shpenzojnë jashtëzakonisht shumë dhe akoma me tepër le të harxhojnë.”

“Sipas mendimit tim janë shpenzime krahinore dhe ato kanë tradita të ndryshme. Për mendimin tim Shqipëria e Mesme shpenzon më tepër. Këtu përfshihen Tirana, Elbasani. Bakshishet ne zonën e veriut i jepen zotit të shtëpisë. Kurse Shqipëria e Mesme mesa duket ka një tjetër traditë. Këto lekë i merr orkestra.”

“Mendoj se dasmat kanë ndaluar pak, nuk ka zhvillime si më parë. Vite më parë njerëzit martoheshin më tepër, kurse tani janë ulur. Besoj se kjo lidhet më shumë me gjendjen ekonomike, që sa vjen edhe bëhet më e dobët.”

Në një kohë kur pjesa me e madhe e popullit ankohet për pamundësi ekonomike, ku i gjejnë paratë për të bërë shpenzime marramendëse për dasma? Sipas qytetarëve, jo të pakta janë rastet kur të afërm të tyre kanë marr edhe kredi. Kjo për arsyen e vetme, se duan ta bëjnë dasmën më të bukur.

Lexo edhe :   Kosova regjistron numër rekord të viktimave nga COVID-19

“Ka shumë shpenzime të tepërta dhe për mendimin tim, familjarët nuk është se gëzohen shumë. Se jo do mendojnë kujt i ngel hatri, se ne shqiptarët njihemi për këtë gjë. Ndaj më mirë është t’ia japësh fëmijëve lekët dhe kështu edhe i ndihmon. Edhe atëherë të paktën në Tiranë, dasmat i bënin të mëdha. Por, tani shoh që sidomos në rrethe fillohet dasma që të mërkurën e deri të dielën. Kështu është shumë e tepruar.”

“Shqiptarët për dasma shpenzojnë sipas kapacitetit. Por, këtu lind një tjetër problem. Sepse unë duke mos pasur, nuk mund të arrij ta bëj dasmën aq të madhe sa e ka bërë filani. Kështu detyrohem të hyj në borxh apo të shkoj në bankë, që ta bëj e unë pak a shumë të madhe dasmën. Por, kjo gjë ekziston te shumë njerëz.”

“Shpenzojnë shumë shqiptarët për të realizuar një dasmë. Unë i kam martuar fëmijët dhe kam shpenzuar pafund lekë. Por, sigurisht që pa dasma nuk do i linim fëmijët.”

Edhe pse në Shqipëri harxhohet shumë për dasma, shqiptarët në Kosovë apo Maqedoni harxhojnë edhe më tepër. Pasi shtuar shpenzimeve për lokalin, fustanet, paja, po ashtu edhe ari që i jepet nuses kushton shumë. Por, edhe pse buxheti është i majmë, përsëri shumë familje zgjedhin t’i ndjekin të gjitha traditat. Edhe nëse i duhet të marrin kredi.

Lexo edhe :   BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

“Ne që jetojmë në Kosovë, shpenzojmë shumë më shumë ndoshta dhe se ju në Shqipëri. Shpenzohen më tepër mbi fustanet, por te ne edhe bakshishet janë mjaft të famshme. Definitivisht që njerëzit hyjnë edhe në borxhe për të realizuar një dasmë.”

“Shpenzojnë bukur shumë dhe më tepër shpenzojnë për orkestrën. Po ashtu edhe këngëtari apo grupi muzikor kërkon tepër para.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Trump nuk pranon humbjen edhe pas rinumërimit: Zgjedhjet u manipuluan

Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar fitoren e Presidentit të...

Meta ‘lutet’ në kishën e Lezhës: Pandemia ka shtuar dramat familjare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Kisha e Prullit në Lezhë, kërkoi solidarizim në këto ditë të vështira që po kalon vendi për shkak...

Kosova dhe thirrjet për ndihmë

Nga: Enver Robelli U vodhën së fundi mbi dy milionë euro nga arka e shtetit dhe çfarë thonë pushtetarët? Ta thërrasim Guardia di Finanza, policinë...

Horoskopi 22 Nëntor 2020, parashikimi i yjeve për ju

Dashi Sot ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë dhe këtë do e kuptoni që në mëngjes! Gjithçka duket se duhet...

Kaos në spital/ Mjeku thirrje qeverisë: Zgjohuni nga gjumi, hapni Covid 4

Situata paraqitet e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi. Mjeku i Urgjencës i ‘Shefqet Ndroqit’, ose Covid2, Dritan Koçiaj ka ngritur...