E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ruçi debat me Gjuzin: S’ia ndalon dot Ramës se ku do shkojë për ngushëllim

Në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend, ka pasur përplasje mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Deputeti Kujtim Gjuzi, ka thënë sot në fjalën e tij në Kuvend se kjo mazhorancë ka vjedhur mandatet, e ndaj i duket absurde që kërkojnë një mandat të tretë. Mjaft i prerë, ai u shpreh se mazhoranca ka kryer veprime të rënda ndaj qytetarëve, dhe ndaj nuk mund që të kërkojë një mandat të tretë. Ndër të tjera ai pyeti se pse kryeministri Rama nuk vjen në interpelancë, ndonëse ka kërkesë të tillë.

“Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Sot nuk e shoh! Pse nuk duhet të vijë kryeministri?! E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Nuk shkon kjo! Nuk ndërtohet shteti kështu.

Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan!

Z. Kryetar, s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi.

Ndërkohë, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke i bërë me dije se kërkesa kishte dy probleme.

“Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrin: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim”, tha Ruçi.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...