Rregulla të reja nga sot/ Lehtësohet lëvizja për bizneset, Rama nxjerr videon

27 prilli shënon fillimin e një faze të re në Shqipëri, sa u përket masave lehtësuese nga COVID-19. Në të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta, në 120 minuta.

Po kështu, nga sot janë rikthyer në punë rreth 27 mijë punonjës, pasi është hapur blloku i dytë i bizneseve. Kryeministri Rama njofton në statusin e radhës se është gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al. Po kështu, ai ka paralajmëruar se abuzimi me aplikimet për leje, duke zgjedhur seksionin që s’ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, do të sjellë bllokimin e biznesit në sistem.

Njoftimi

LEHTËSOHET LËVIZJA PËR BIZNESET E LEJUARA! GATI “LEJE QARKULLIMI SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE” NË www.e-albania.al

🟢TRE SEKSIONE TË DEDIKUARA SIPAS PROFILIT TË BIZNESIT, PËR:

✅ TRANSPORT PËR STAFIN ME AUTOBUSË OSE FURGONA

✅ LEJE-DALJE PËR TË MARRË SHËRBIME PRIVATE DHE PUBLIKE NË ÇDO KOHË BRENDA FASHËS ORARE ZYRTARE: 05.00-17.30

✅ LEJE E VEÇANTË PËR BIZNESET QË OFROJNË SHËRBIM 24/24

🔴KUJDES! ABUZIMI ME APLIKIMET PËR LEJE DUKE ZGJEDHUR SEKSIONIN QË NUK KA ASNJË LIDHJE ME AKTIVITETIN TUAJ, SJELL BLLOKIMIN E BIZNESIT TUAJ NË SISTEM.

🟢NDIQNI VIDEON ORIENTUESE PËR PROCEDURËN DHE TË GJITHA PAQARTËSITË! 👇