Një 36-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka plagosur dy persona të tjerë.
Sipas policisë, 36-vjeçari nga Sukthi ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.
Ndërkohë bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Ky i fundit u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.