Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë në mbrojtje ish-kryeministrin Berisha dhe ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të kryedemokratit Basha.
Teksa ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, Topalli deklaroi dje se rikthimi i Berishës në krye të PD-së është akt patriotik, që i shërben vendit. Ndonëse ka dalë hapur prej kohësh kundër Lulzim Bashës, ajo nuk është parë asnjë ditë në “Foltoret” e Sali Berishës, megjithatë në këtë “luftë” të brendshme ajo është pozicionuar hapur krah ish-kryeministrit.
Teksa Basha thirri Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor, Topalli tha se kjo është një tjetër gënjeshtër e tij e radhës. Në reagimin e saj, Topalli shprehet se Kuvendi do të mblidhet në 11 dhjetor, dhe për këtë jep edhe argumente. Topalli nënvizon ndër të tjera se është koha për reformimin e Partisë Demokratike, dhe ajo do nisë në 11 dhjetor 2021.
Statusi
Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 Qershorit te 2019!
Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit , ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.
Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.
E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.
Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor
2019.
Por sot nuk e beson me kush. Pasi ka humbur 5 here ne cdo zgjedhje ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.
Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.
Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.
Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.
Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve, sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.
Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.
Dhe Kuvendi sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet me 11 Dhjetor.
Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor
2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.
Cdo vendim i saj eshte nul.
3) Kryesia eshte ne shumicen e saj e emeruar. Dmth anetaret e saj nuk jane te zgjedhur me votim te fshehte , por jane emeruar nga Lb.Si e tille ajo eshte ilegjitime.
Po ashtu, cdo sekretar , nenkryetar apo sekretar i pergjithshem tjeter qe eshte zgjedhur jo me votim te fshehte dhe pa kandidat alternativ jane jo legjitim, sepse jane ne kundershtim me statusin.
Paniku i humbjes se karriges se Kryetarit dhe bashke me te edhe te te ardhurave financiare nuk eshte halli i shqiptareve.
Eshte koha per reformimin e Partise Demokratike.
Ajo do nis me 11 Dhjetor 2021.