E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Shtohen tensionet brenda PD-së, Bumçi dhe Gjana drejt konfliktit fizik

Debate të forta ka patur dje në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku dhe është shndërruar në një arenë përplasjesh. Shkak është bërë vendimi i Bashës për 18 dhjetorin, si datë të Kuvendit Kombëtar të PD-së, për t’ia mbivendosur atij të 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha.

Mbledhja e djeshme ka zgjatur për disa orë, teksa kryedemokrati Basha ka hedhur akuza në adresë të deputetëve Flamur Noka dhe disa të tjerë, që sipas tij, kanë angazhuar njerëz të botës së krimit në mbledhjen e firmave të thirrjes së Kuvendit të Partisë Demokratike nga ana Berishës. “Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush e shpjegon”, mësohet të ketë thënë Basha.

Tensioni politik në PD ka arritur në nivelin më të lartë të mundshëm. Gjatë mbledhjes ka pasur debate të ashpra, deri në tentativë për konfrontim fizik mes Aldo Bumçit dhe Jemin Gjanës.

“Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë”, mësohet të ketë thënë Gjana. Menjëherë ka reaguar Bumçi, i cili i ka kërkuar llogari. “Dhe me kë e ke ti këtë”, mësohet të ketë thënë ai.

Por Gjana i revoltuar i kërkoi Bumçit që të mos e ndërpresë. Mirëpo në këto momente mësohet se ka ndërhyrë Gazment Bardhi dhe Strazimiri për t’i ndarë.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, mohon që të jetë konfliktuar fizikisht me anëtarin tjetër demokrat Jemin Gjana. Në studion e “Syri TV”, Bumçi zbuloi se ka pasur debate me Gjanën, por jo përplasje fizike.

Keni pasur përplasje fizike me Jemin Gjanën?

Aldo Bumçi: Jo, diskutim dhe debat. Por jo përplasje fizike. Kemi qenë koleg në qeverinë e kaluar.

Se mban edhe një varëse floriri në dorë.

Aldo Bumçi: Jo, nuk ka pasur. Diskutim dhe debate po.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...