Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Beratit, në kuadër të turit “Bashkia që Duam”, ku ka ironizuar burrat demokratë për të cilët u shpreh se nuk i ke për asnjë punë.
Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur u bëri thirrje grave që t’i ndalojnë burrat e tyre që të shkojnë nesër në protestën e opozitës.
“I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë ‘hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana’. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata”, tha Rama.