Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Shkatërruam drejtësinë e korruptuar, as paratë s’mund të mbrojnë më politikanët pas hekurave

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare, ku tha se nuk ka rrugë tjetër veç BE-së, pasi kjo është ëndrra jonë, fati ynë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqioptare u shpreh se BE-ja ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Ndër të tjera nënvizoi se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Rama u ndal në sukseset e qeverisjes së tij, duke nisur nga Reforma në Drejtësi. Ai nuk la pa përmendur faktin se këto vite kane qenë shumë sfiduese, dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit, se nuk do ndodhte fare. Megjithatë, të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ne në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç BE-së, është ëndrra jonë, është fati ynë.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori që nuk i kemi zgjedhur. Europa është e para herë që kishim një zgjedhje të lirë. Besojmë në këtë hapësirë lirie, paqe dhe sigurie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit, për përkatësinë në rajonin tonë. Europa me vlerat dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje dhe sigurie. Ne e dimë që ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë. Ne vazhduam të ecnim, duke mos e humbur besimin, edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë.

BE-ja ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Kërkimi ynë për Europën do ishte kthyer në një punë jo frymëzuese, nëse kjo nuk ndodhi është se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja, edhe pse e shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë.

Reforma në Drejtësi kaloi në fazën e zbatimit. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese, dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar, dhe tani kemi institucione të reja. Nëse vetëm pak vite më parë do pyesnit dikë në Shqipëri, nëse do të kishin menduar se do ishte një politikan pas hekurave, do kishte qeshur me ju. Tani është më ndryshe, as paratë nuk mund tu mbrojnë më.

Unë qëndroj këtu sot si lider i një mazhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër”.

Tags: beintegrimikorrupsioniramareforma ne drejtesi

TË LIDHURA

Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026
Politikë

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026
Politikë

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026
Next Post

Salianji ironizon pas skandalit të inceneratorëve: Kontrolloni llogaritë bankare, mund të jeni milionerë

Zëri i Amerikës: Tirana dhe Shkupi nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Deputeti i PD-së akuza ministres Krifca: Bujqësia në mjerim, parcelat me prodhim po kalben







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

by mirseda
14:04 | 06/06/2026
0

Të afërmit e Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut, i mbetur i vrarë para dy ditësh në një...

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026

Zemërimi qytetar vijon protestat, sot tubimi i radhës në Bulevard

13:22 | 06/06/2026

Dyshohet se vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin

13:21 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com