Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Rama-Meta-Ruçi”, Kurti: U kërkova takim, s’më kthyen përgjigje asnjëherë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Rama-Meta-Ruçi”, Kurti: U kërkova takim, s’më kthyen përgjigje asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur ‘pa doreza’ mbrëmjen e sotme në  “Ilva Now” , ku zbuloi se kishte kërkuar një takim me Ramën, Metën e Ruçin, për situatën aktuale të pandemisë, por ai nuk ka marrë asnjëherë një përgjigje. Ky takim ishte kërkuar në muajin mars, por asnjëherë nuk u mbajt, pasi Kurtit nuk i kthyen asnjëherë një përgjigje pozitive, duke e lënë në heshtje. Kurti nuk e ka lënë me kaq, duke zbardhur detajet e asaj çfarë kishte planikuar të ndodhte mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Tirana zyrtare ka heshtur, por Albin Kurti duket se kërkon ende të dijë se çfarë ka çaluar në këtë çështje.

“Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata, pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë. Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?”, deklaroi Kurti gjatë intervistës në ‘Ilva Now’.

Ndër të tjera, kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut Edi Rama, për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.

Lideri i VV-së tha se për këtë takim, i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër. Madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi. Po kështu, ai tregoi më tej se nga mesi i muajit mars, i ka propozuar kryeministrit që të mbahet një takim me të, me presidentin Meta dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Gjatë pandemisë, Ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars, i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë”,  u shpreh më tej Kurti.

Pak ditë më parë, Albin Kurti injoroi Thaçin, duke munguar në takimin konsultativ për qeverinë e re. Në këtë takim të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nisma-së, Fatmir Limaj, përfaqësues të AKR-së dhe komuniteteve jo shumicë.

Marrëdheniet mes Ramës dhe Kurtit kanë qenë të agravuara. Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama është prononcuar në lidhje me relatat që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, politikan me të cilin dikur Rama ndante një raport mjaft të afërt.

Jo vetëm që nuk ndan më një relatë të ngrohtë me Albin Kurtin, por është shprehur se ndryshe prej tij, ai nuk bën politikë me marrëdhëniet dhe bisedat personale.

Tags: Albin Kurtiedi ramaMetaRuçi

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
“Thaçi dhe Vuçiç, marrëveshje për ndarjen e Kosovës”, Kurti zbardh skenarët

“Thaçi dhe Vuçiç, marrëveshje për ndarjen e Kosovës”, Kurti zbardh skenarët

Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, policia zbardh ngjarjen

Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, policia zbardh ngjarjen

“Harrojeni normalitetin pa një vaksinë”, Pipero lëshon paralajmërimin e fortë

“Harrojeni normalitetin pa një vaksinë”, Pipero lëshon paralajmërimin e fortë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com