Plagoset punonjësi i burgut të Peqinit, policia zbardh ngjarjen

Një punonjës në burgun e Peqinit ka mbetur i plagosur nga një plumb qorr pasditen e sotme, teksa ka qenë në punë. Shtetasi me inicialet I.P, 41 vjeç, pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon, dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Burimet zyrtare njoftojnë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku vijon krehja e zones. Aktualisht nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Njoftimi

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë, dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I. P., 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Grupi Hetimor vijon punën, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.