Kryeministri Rama ka mbledhur në orët e para të ditës qeverinë, ku në thelb të diskutimit ishin pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit. Po kështu, Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç.
Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit, duke theksuar se ‘është mirë që të jemi bashkë në këto ditë të vështira’. Ndër të tjera, kryeministri Rama përmendi edhe deklaratat e Bashës për zonën e Laçit, duke theksuar se i përputhen idetë dhe shqetësimet me kreun e opozitës.
Duke iu referuar shifrave të mbledhura deri në tani, bëhet fjalë për 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë. Ai u shpreh se banorët nga zonat urbane s’do qëndrojnë në palestra, por do të akomodohen në hotele.
Po kështu, sipas tij, nxënësit e prekur nga tërmeti do i rikthehen mësimit, dhe se do të ketë mësues ndihmës në çdo hotel.