Ditën e djeshme ka bërë bujë fotoja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke fjetur në avion. E në fakt, ai nuk është i vetmi që është fotografuar duke fjetur, pasi më parë janë publikuar edhe foto të Ramës apo Metës teksa po bënin ‘një sy gjumë’ gjatë fluturimit.
Lidhur me këtë, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani, i cili ka postuar fotot e tyre, të cilëve u sugjeron që të flenë në shtëpitë e krevatet e tyre.
“Hajdeni more të flini në shtëpitë e krevatet tuaja!”, shkruan Manjani me ironi, si për të thënë që as në Shqipëri, s’po bëjnë ndonjë hap përpara por janë në gjendje gjumi.