Kryeministri Rama sikundër edhe paralajmëroi në Twitter, ka reaguar me një fjalim në Kuvend për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Prokuroria e Hagës ka ngritur një sërë akuzash për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK, Kadri Veselin, duke i akuzuar për krime lufte. Në ldhje me këtë çështje, kreu i qeverisë Edi Rama tha se akuzat sfidojnë edhe kufijtë më të largëta të imagjinatës. Ai e ka konsideruar si një padrejtësi që po bëhet ndaj Kosovës.
Rama e quajti teksin e aktakuzës një fletë-rrufe që hedh baltë jo vetëm mbi dy themeluesit e UÇK-së, por mbi gjithë Shqiptarinë.
“Duke vendosur jetën në pikëpyetje, Kosova e pavarur ishte herezi kombëtare. Fjala dyshim kthehet në eufemizëm. Drejtësia është drejtësi, të jemi të qartë.
As kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e Kuvendit të Kosovës, që ngre pikëpyetje të mëdha. Është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën, për të lajmëruar një proces ndaj dy figurave kryesore të luftës dhe të paqes në Kosovë.
Një tekst i shkruar edhe sikur mos të ketë zhvillim të mëtejshëm, për ne që e kemi jetuar atë kohë i ngjan një fletërrufeje, ku fryma diskredituese prezumon pafajsinë.
Për shpejtësinë e vrapimit të lajmeve, një njoftim që nuk hidhet në baltë marramendëse thjesht mbi Hashim Thaçin e mbi Kadri Veselin, por mbi Kosovën dhe krejt Shqiptarinë.
Parafytyroni dikë që nuk di detaje dhe nuk ka as ide të padrejtësisë historike dhe tragjedinë e popullit tonë në Kosovë, duke lexuar tekstin e mbrëmshëm. Krijohet preceptimi i një vendi që falë krimeve ndaj njerëzimit u instalua një regjim kriminal, në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve. Ai tekst indinjues që nuk është aktakuza, por vetëm një prelud i pakuptueshëm, në aspektin juridik dhe të procedurës. Një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon por ngre një varg pikëpyetjesh”, tha Rama.