Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Provat që do zbardhin “21 Janarin”/Ekspertiza e FBI-së: Vrasjet ishin me dashje

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Provat që do zbardhin “21 Janarin”/Ekspertiza e FBI-së: Vrasjet ishin me dashje

Më 21 janar të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u ekzekutuan Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Për dy të parët u dënuan ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, ndërsa për dy të fundit nuk ka pasur asnjë të akuzuar. Falë ndihmës së ardhur nga policia, Prokuroria e Tiranës ka hapur dosjen për ekzekutimin e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Vlen të theksohet fakti se rihapja e kësaj dosje, vjen vetëm pak ditë pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga SHBA-ja. Vrasja e Nikës mbetet më e mistershmja e “21 Janarit”. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua në Turqi, ku dhe ndërroi jetë. Nëse zbardhen këto dy vrasje, pritet të ketë zhvillime të forta në drejtësi dhe në politikë.

Ish-prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari, ka dhënë një dëshmi të fortë në emisionin “Real Story” në News24, teksa ka folur për protestën e “21 Janarit”, pas rihapjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Më konkretisht për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Shkëlqim Hajdari tha se në ekspertizën e ardhur nga FBI-ja, që kishte të bënte me gëzhojat dhe plumbat, dëshmonte se vrasja ishte me dashje. Sakaq, gazetarja Klodiana Lala shprehu skepticizëm, pasi sipas saj 10 vite mund të zbehin dhe më shumë provat. Gazetari Ferdinand Dervishi tha se është qëlluar drejt turmës kur nuk po sulmohej Kryeministria, dhe se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal, jo në ajër.

Hajdari: Në ekspertizën që ka ardhur nga FBI-ja në lidhje me gëzhojat, me plumbat ajo është prova kryesore që kemi përdorur ne. Nëpërmjet ekspertizës ne kemi argumentuar para gjykatës që plumbat e dalë nga dy armët e dy të pandehurve kanë qëlluar mbi viktimat dhe është vrasje me dashje sepse përveçse dy viktimave plumbat të dalë nga këto dy armë janë gjetur dhe fiksuar dhe në lartësinë e trupit të njeriut përballë kryeministrisë.

Në qoftë se një njeri thotë që unë kam vrarë pa dashje se më ka lëvizur arma kjo ka logjikë por në qoftë se unë të vërtetoj me provë shkencore që nuk është vetëm një plumb, por janë 10-12 plumba, që ne i kemi gjetur, atëherë nuk je më nga pakujdesia se njëherë të lëviz dora.

Kjo ka qenë provë shumë e fortë që na erdhi nga Amerika. Rezultati në gjykatë të Apelit ishte dy me një. Tani është drejtësia e re. E kuptoj shqetësimin që ka Klodi si profesioniste që pas 10 vitesh çdo gjë bëhet e vështirë.

Lala: Është çështja e provave, zbehja e provave.

Hajdari: Unë mendoj që duhet të mbështesim hetime të drejta dhe të ndershme. Çdo njeri për 21 janarin e ka të ndërtuar të vërtetën e vet në kokë, detyra e prokurorisë të gjejë prova.

Lala: Ekspertiza e FBI u mor si provë nga Gjykata, por nuk u klasifikua si vrasje me dashje siç e kërkoi prokuroria që kishte sjellë më shumë se sa 2 viktima. Sot prokuroria ka rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës. Dhe aty thuhet që predha që ka shkaktuar vdekjen e Aleks Nikës ishte e dëmtuar.

Në atë kohë në atë çfarë ka rezultuar në gjykatë, kishte problematika sa i përket dëshmive të gardistëve, e dyta nuk u pyetën shumë persona p.sh. zoti Basha, ishte ministër i Brendshëm. Nuk kam informacion dhe nuk më rezulton të jetë pyetur drejtori i përgjithshëm i policisë së kohës, apo kreu i SHISH apo kryeministri i kohës.

Nuk më rezulton të jetë pyetur shefi i opozitës së kohës, deputetët që ishin në ballë të protestës dhe të plagosurit. Kemi realisht disa të plagosur që nuk iu është marrë dëshmia.

Dervishi: Janë dëshmitarë që janë dhe viktima. Fatosin e kam pasur koleg dhe ai e tregonte gjatë e gjatë atë pjesë se si u plagos. Fatosi e ngrinte telefonin dhe e mbante lart kur fliste në telefon. Fatosi thotë fati im që unë nuk u vrava. Ai më ka treguar që në atë moment kërcitën armët dhe unë tentova të hidhesha dhe në momentin që lëviza më kapi në dorë plumbi, e njëjta breshëri një pëllëmbë më tej vrau Hekuran Dedën.

Ambasada amerikane ka protestuar, nuk ka qenë dakord me vendimin dhe ua ka kujtuar shqiptarëve që ne investuam. Ekspertiza e FBI u rrëzua me një frazë të vetme, u vranë pa dashje.

Një provë që nuk u vranë pa dashje ishte, a motivohej qëllimi në ajër në ato momente që askush nuk po e sulmonte Kryeministrinë.

Në momentin që u vranë askush nuk po e sulmonte kryeministrinë. Ka një rregull se kur qëllohet në ajër apo në turmë etj. etj.

Dervishi: Po të kishin qëlluar të gjithë në atë kohë me urdhër do ishin vrarë të gjithë në bulevard. Është qëlluar ulët po, nuk është qëlluar në ajër. Në kangjellat e rrethimit të kryeministrisë ka 13 goditje, përveç atyre që e kanë tejkaluar kangjellat. Janë 13 që ose janë kthyer mbrapsht ose kanë devijuar. Në derën ku u vra ai i pari, Ziver Veizi janë 13 goditje të tjera. Që tregon se ka pasur të shtëna të shpeshta në drejtim horizontal. Në ajër u qëllua një kohë të gjatë.

Hajdari: Ke mbi 10-12 njerëz që janë plagosur dhe nga frika nuk kanë shkuar në spital.

Dervishi: Nga shumë persona që kanë qenë aty, ato plumba që bënë atë gjëmë kanë qenë në një fragment të shkurtër kohor. Dy tre armë kanë qëlluar drejt. Këtu supozohet që mund të jetë dhënë një urdhër nga ata urdhra që thuhet që s’dihet nga vinin. Në momentin që janë vrarë nuk ishte një moment sulmi ndaj kryeministrisë.

Tags: 21 janariAleks NikaHekuran DedaKlodiana LalaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq
Aktualitet

PAMJET/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset shoferi në Maliq

19:12 | 08/07/2025
Next Post
Psikiatri Dalrymple i tregon Jordan Petersonit si e rrahën policët në Shqipëri

Psikiatri Dalrymple i tregon Jordan Petersonit si e rrahën policët në Shqipëri

‘21 Janari’: Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën

‘21 Janari’: Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën

E bujshme/ Stadiumi “Air Albania” gati të presë finalen e madhe europiane

Conference League/ Totenhemi dhe Roma rrugë të gjatë drejt Tiranës sezonin e ri

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan
Kosovo

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

by mirseda
21:46 | 08/07/2025
0

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës Themelore – Dega në Lipjan që të caktojë masën...

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

Aksidenti fatal që i mori jetën futbollistit portugez, policia spanjolle zbulon detaje të reja

20:36 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com