Totenhemi dhe Roma do të fillojnë një udhëtim drejt Tiranës sezonin e ardhshëm.
Të dy klubet, ai që shkarkoi dhe ai që e mori në punë trajnerin Hozé Murinjo së fundmi janë në krye të listës së favoritëve për të fituar edicionin e parë të Ligës së Konferencës, turneu i tretë më prestigjioz europian për klube, i cili do të fillojë në Korrik.
Fituesi i parë do të kurorëzohet në maj të vitit të ardhshëm në finalen në një stadium të ri me 22,500 vende në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Nuk është ndonjë alternativë magjepsëse ose fitimprurës për klube që kanë arritur gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit, madje Totenhemi luajti në finalen e vitit 2019 ndaj Liverpulit.
Shqipëria
Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion me 3 skuadra, vendi 2,3 dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë.