E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

‘21 Janari’: Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat ‘bombë’ për Berishën

Avokat Idajet Beqiri ka drejtuar gishtin mbi ish-kryeministrin Berisha, si të vetmin që udhëroi të gjithë të gënjenin sa i takon 21 Janarit, për të mbajtur ai ‘karrigen’. Idajet Beqiri nga studio e ‘Breaking’ në Top News, akuzoi për çështjen ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas tij, manipuloi një sistem të tërë në mënyrë që të dilte i pafajshëm. Kjo dosje vjen vetëm pak ditë pas shpalljes “non grata” të Berishës nga SHBA-ja. Amerikanët kanë kërkuar ndëshkimin e tij.

Avokati tha se plumbat nuk erdhën nga afër, por erdhën nga dritaret e Kryeministrisë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi se për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk u zbulua kush i qëlloi dhe nuk dolën autorët.

Beqiri u shpreh se Prokuroria e Tiranës është kopetente për ta marrë këtë çështje. Po sipas tij, nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia, por me një vrasje që ka bërë një grup i strukturuar kriminal me në krye Sali Berishën.

“Skema që paraqiti para gazetarëve dhe organeve të drejtësisë, Berisha u tha për linjën që duhet të ndjekin. Të njëjtën linjë mbajtën edhe mjekët, dhe për këtë duhet të gjykohen dhe ata se gënjyen, se thanë siç i tha Berisha, që janë qëlluar nga afër. Por plumbat nuk erdhën nga afër, erdhën nga dritaret e Kryeministrisë.

Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën nuk u zbulua kush i qëlloi dhe nuk dolën autorët. Këto çështje nuk mbyllen, dosja ishte e hapur, se për këta persona çështja ishte pezulluar.

Prokuroria e Tiranës është kopetente për ta marrë këtë çështje, por nëse i del problemi që këtu nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia, por kemi të bëjmë me një vrasje që ka bërë një grup i strukturuar kriminal me në krye Sali Berishën.

Lexo edhe :   Berisha: Soros loboi për '21 janarin' dhe ndarjen e Kosovës
Lexo edhe :   Berisha-Meta në krye të opozitës dhe kuatrinat e Nostradamusit

Gardistët s’kishin gjë me Aleks Nikën e tre të tjerët, por për të mbrojtur karrigen e ish-kryeministrit bënë planin për t’u dhënë një mësim protestuesve që mos të dilnin më sa të mbyllej mandati i Sali Berishës”, tha Beqiri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...