E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Roth: I besojmë ODIHR për zgjedhjet, më 22 qershor presim ‘OK’ për negociatat

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, ka mbajtur një takim me kryedemokratin Basha. Në një prononcim për media, Basha tha i ka kërkuar Michael Roth që të denoncojnë ‘masakrën zgjedhore’ të 25 prillit. Sipas Bashës, kjo lëvizje duhet të vijë para se të jetë shumë vonë për demokracinë, që Shqipëria të mos jetë e mbushur me kriminelë në Parlament dhe drogë.

“Pata kënaqësinë të pres Michael Roth. E informova mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për demokracinë, por edhe për të ecur përpara me integrimin e vendit. Për mua, për PD, nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin sesa procesi integrimit evropian. Ky është një proces i bazuar në arritje dhe merita. Për fat të keq, siç e keni parë nga rezoluta e Bundestagut, Shqipëria ka ngelur në vend numëro me kushtet e vendosura të cilat janë rënduar edhe më shumë me 25 prillin. Ne bëmë çdo gjë që kishim në dorën tonë duke nisur nga konsensusi për Reformën në Drejtësi tek Reforma Zgjedhore. I kërkova Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë shumë vonë për demokracinë, që e njëjta situatë të mos ndodhë dhe Shqipëria të mos jetë e mbushur me kriminelë në Parlament dhe drogë”.

Nga ana tjetër, ministri gjerman tha se zgjedhjet janë të njohura nga ODIHR, e ndërsa debati bëhet në Parlament. Roth ka theksuar se në lidhje me këtë proces, ata i besojnë ODIHR si në çdo rast kur ka zgjedhje. Ai shpreson që opozita dhe mazhoranca të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Lexo edhe :   Balla do të padisë në gjykatë Bashën, ja për çfarë e akuzon

“Një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm një takim me qeverinë, por edhe me opozitën dhe shoqërinë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat e adresuara duhet të qartësoheshin, dhe duhet të bëheshin përmes institucioneve. I besojmë vlerësimeve të ODIHR që është i pavarur dhe na ka mbështetur për proceset zgjedhore, duke i vlerësuar nëse kanë qenë të hapura. Jam dakord me Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe askund tjetër.

Lexo edhe :   Berisha në krye të PD? Ja çfarë thotë rivali i Bashës, Fatbardh Kadilli

Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga qeveria por edhe parlamenti dhe opozita. Shpresoj që pas debateve të gjendet një qasje me respekt mes qeverisë dhe opozitës. Unë jam në politikë prej 23 vitesh dhe prej 8 vitesh në qeveri. Kam qenë aktiv në opozitë dhe qeveri, duhet një demokraci e gjallë dhe e mbushur me jetë. Ne s’jemi armiq por konkurrentë.

Parlamenti është vendi i duhur për debatet. Sigurisht që takimi me Bashën për mua ka qenë i rëndësishëm. Komisioni Evropian ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme kushtet nëse janë plotësuar nga Shqipëria. Komisioni ka dalë në një përfundim pozitiv, që i është bashkuar edhe qeveria federale dhe shpresojmë që më 22 qershor, KiE të dalë në vendimin pozitiv për hapjen e negociatave”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...