E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

“Plumbi doli nga arma e Prendit”, detaje të reja nga xhaxhai i Aleks Nikës

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, u shfaq optimist për nisjen e hetimeve nga SPAK, dhe foli me siguri se plumbi që i mori jetën nipit të tij i përkiste shefit të Gardës, Ndrea Prendi. Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë dhe ka rihapur dosjen e “21 Janarit”, për të bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë, gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mark Nika ka thënë në një intervistë ekskluzive për Breaking në Top News, se do merren prokurorët që janë marrë me hetimin paraprak. Sipas tij, ata janë të lidhur me politikën dhe nuk hetohet siç duhet.

Ai akuzoi ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, që të shkojnë para drejtësisë. Prokuroria do të kryejë edhe njëherë një ekspertizë të thelluar të pamjeve filmike, të momentit kur humbën jetën Aleks Nika e Hekuran Deda, dhe u plagosën personat e tjerë.

Për këtë ngjarje, Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u dënuan për vrasjen e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt. Gjykimi përfundoi edhe për vrasjen e Hekuran Dedës, por për këtë të fundit gjykata nuk gjeti fajtorë. Prendi u dënua me 1 vit burg dhe Llupo me 3 vite burg për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Do merren prokurorët që janë marrë me hetimin paraprak, po ata janë të lidhur me politikën, dhe nuk hetohet siç duhet. Këtë çështje ta marrë SPAK, se nuk është e lidhur as me politikën e tanishme e as atë të kaluar.

Lajmin e morëm vesh nga mediat. Nuk kemi rreshtur kurrë së kërkuari drejtësi, se është krim i shëmtuar. Prokuroria nuk ka akuzuar vrasësit. Ish-kryeministri Berisha, edhe Basha, duhet të shkojnë para drejtësisë. Ata kryen vrasje. Por nuk kemi pasur drejtësi. Kemi kërkuar edhe nga Gjykata e Strasburgut, kemi informacion se ka nisur gjykimi. Po krijohet mundësia që të akuzuarit të shkojnë në gjyq. Pa u dënuar urdhëruesit dhe ekzekutorët, nuk do ketë qetësi e drejtësi në Shqipëri. SPAK të merret me Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin.

Lexo edhe :   Lulëzim Basha, kryetar për dyqind lekë
Lexo edhe :   Lulëzim Basha, kryetar për dyqind lekë

S’mund të pranojmë që vrasësit të jenë në Parlament dhe të bashkëpunojmë me mazhorancën e sotme. Është arma e Ndrea Prendit që ka qëlluar Aleksin, plumbi që u gjet në kokën e tij ishte deformuar.

Ekspertët balistikë thonë se në gjendjen që është sot plumbi është i paidentifikueshëm, shteti duhet të hetojë se pse është ndërruar plumbi. E morëm vesh në rrugë private që është arma e Ndrea Prendit që qëlloi mbi Aleksin. Ato ndërruan tytat me shoferin për të fshehur gjurmët. Në dosje i kanë hequr dokumentet”, tha Mark Nika.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën

Nga: Nikoll Lesi Sot shkoi në parlament, pas 4 muajve mungesë prej “Foltores”, ish-kryeministri Berisha. Foli, trazoi, turbulloi qetësinë e parlamentit dhe iku. Por ajo që...

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka shprehur shqetësimin pas shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Armand Dukës, duke vënë në dukje se është i...

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...