Në një nga bisedat e fundit në Podcastin e profesorit të psikologjisë Jordan B. Peterson, ai kishte të ftuar kritikun e artit dhe mjekun psikiater Theodore Dalrymple.
Gjatë bisedës, Prof. Peterson e pyet të ftuarin e tij, se si ia del që të përballojë gjithë traumën e historive që dëgjon prej pacientëve. Z. Dalrymple përgjigjet duke thënë se:
“Të hedhësh diçka në letër, të ndihmon të distancohesh nga ngjarja që përjeton… dhe kjo e lehtëson traumën”. Ai gjithashtu tregoi një histori si shembull “Një herë, më ka ndodhur që u arrestova në Shqipëri… dhe u rraha lehtshëm, po, u rraha me shkop gome nga polici, dhe ndërkohë që rrihesha nuk mendoja për dhembjen e rrahjes, por më traumatizonte ideja se si mund ta shpjegoja këtë që po më ndodhte”.
Këtë histori të dy profesorët e kanë kaluar me të qeshur, por në mënyrë periferike, kjo flet shumë për vendin tonë, dhe nivelin e policisë së shtetit që nuk na nderon si vend.
Tirana Today/T.Kotorri