Pjesë e mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është bërë edhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo.
Gjatë fjalës së saj, inxhinierja propozoi se edhe qytetarët duhet të kontribuojnë në rindërtimin e banesave të tyre.
“Duhet ndarë për ndërtimin e banesave të reja, a do paguajë qeveria apo individi? Unë mendoj që duhet të paguajë një pjesë edhe individi. Kush të tha ta bësh shtëpinë pa themel, pa kollona. Bën katin e parë dhe bën të dytin. Pa teknik. Nuk po them gjë për inxhinier po një teknik se janë bërë të gjithë ndërtues”, tha ajo.