Politikë

Propozimi i Luljeta Bozos: Të paguajnë edhe banorët për rindërtimin e banesave


               Publikuar në : 17:28 - 09/12/19 B H

Pjesë e mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është bërë edhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo.

Gjatë fjalës së saj, inxhinierja propozoi se edhe qytetarët duhet të kontribuojnë në rindërtimin e banesave të tyre.

“Duhet ndarë për ndërtimin e banesave të reja, a do paguajë qeveria apo individi? Unë mendoj që duhet të paguajë një pjesë edhe individi. Kush të tha ta bësh shtëpinë pa themel, pa kollona. Bën katin e parë dhe bën të dytin. Pa teknik. Nuk po them gjë për inxhinier po një teknik se janë bërë të gjithë ndërtues”, tha ajo.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT