Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Prapaskenat/ Meta e opozita vënë me ‘shpatulla pas murit’ Dvoranin

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Për presidentin Meta, Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi. Kjo ka qenë kryefjala e këtyre ditëve mjaft të zhurmshme. Për të gjitha presionet, Meta bën përgjegjës Ardian Dvoranin, për të cilin thotë se ka bërë akte kriminale, dhe është Katica e Reformës në Drejtësi, duke e krahasuar me prokuororen speciale në Maqedoninë e Veriut, e cila tashmë është në burg.

“Dvorani do bëhet shembull”, Meta flet për videon korruptive

Metës dhe kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, duket se nuk u del inati me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, kreu i KED-së, shprehet se do të tregohet i gatshëm, për t’u paraqitur pranë organit të akuzës, për të dhënë “shpjegimet përkatëse mbi faktet e të vërtetën, si edhe ligjin e zbatueshëm lidhur me to, ashtu siç e bën pa zhurmë e bujë çdo qytetar i zakonshëm i këtij vendi”.

Meta i firmosi kallëzimin penal, Dvorani: Ja çfarë po ngatërron presidenti

Qëndrimi i tij pason pasi Kreu i Shtetit firmosi sot kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, të cilin e akuzon për dy vepra të rënda penale. Në një reagim në Facebook, Meta ka treguar momentin kur ka firmosur padinë, dhe shkruan se si Presidenti i Republikës, po i jep një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

FOTO/ Meta firmos kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit

Kryemadhi i del në mbrojtje Metës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka dalë në mbrojtje Presidentit Ilir Meta, në lidhje me akuzat që ky i fundit ka ngritur ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se Dvorani është i kapur nga Rama.

“Jemi të gjithë të qartë se çfarë po ndodh. Unë nuk jam juriste, por në Kushtetutë janë të qarta veprimet e presidentit, dhe Dvorani ka bërë shkelje në proces.

Ai është i kapur nga Rama, dhe kjo gjë tregohet hapur edhe nga mospublikimi i dekreteve të presidentit në Fletoren Zyrtare.

Lidhja e z. Dvorani me Ramën dhe kapja e tij, nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë. Do të çmontohet ky grusht shteti që ka ndodhur”, tha Kryemadhi.

“Vegël e Ramës”, Basha sulmon kreun e KED

Nga Devolli, ku ka zhvilluar turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit. “Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani, simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

“Simbol i korrupsionit”, Basha në ‘sulm’ kundër Ardian Dvorani

Berisha sulmon ashpër Dvoranin: Skllav i krimit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Sipas Berishës, Dvorani është njeri pa dinjitet, dhe e futi Gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.

“U vu re se gjithë problemi është këtu. U vu në krye të KED, një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet, dhe pa karakter, se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhërave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme. E bëri me një zotim me Edi Ramën, që t’ja marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor, ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milion që nuk i justifikon. Ka marrë apartamente dhe miliona euro nga Telekom ky individ, që është në kundërshtim me Kushtetutën. Se nuk është magjistrat, merr përsipër me bërë kurthet e shtetit. Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë, se nuk kalonte Vettingun”.

“Apartamente dhe miliona €”, Berisha “sulmon” ashpër kreun e KED

TIRANA TODAY

Tags: Ardian DvoranibashaBerishaKEDKryemadhiMeta

TË LIDHURA

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

E dyta në garën për kryeprokuror, Arta Marku bën lëvizjen e papritur

SHBA: Ballkanit i duhet bashkëpunimi mes politikës dhe fesë

Kryeministri, Edi Rama dhe deputetet, Astrit Patozi, Mesila Doda, duke dale nga nje seance parlamentare ku me 100 vota pro dhe 2 kunder, u votua lista me 27 anetare te organeve te formuara te cilat do te bejne rivleresimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Me kete votim permbyllet perfundimisht i gjithe procesi i vettingut pjese e reformes ne Drejtesi./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and lawmakers, Astrit Patozi, Mesila Doda, leave after a parliamentary session where with 100 votes in favour and 2 against was voted the list of 27 members of the bodies that will make the re-evaluation Of judges and prosecutors. With this vote, the entire process of vetting is finally part of the reform in the Justice.

"Rama ik", Patozi flet për platformën e re dhe thumbon hapur opozitën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

by mirseda
19:35 | 08/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS sot ka misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin...

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com