Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Për të cilin tha se e futi Gjykatën Kushtetuese në një krizë të turpshme.
Në një intervistë dhënë për “Abcnews”, Berisha e quajti Dvoranin një njeri pa dinjitet dhe të shquar për një “amoralitet total profesional”.
Sipas tij, ai u vendos në krye të KED-së në kundërshtim me ligjin. Ndërsa shtoi se pasuria e tij miliona euroshe nuk justifikohet.
“U vu se gjithë problemi është këtu, u vu në krye të KED një njeri i shquar për një amoralitet total profesional. Njeri pa dinjitet dhe pa karakter se në origjinë të kësaj që ndodh është zbatimi i urdhrave që ia bën dhe e futi vendin në një krizë të turpshme.
E bëri duke me një zotim me Edi Ramën që t’ia marrim Ilir Metës kandidatin. Atëherë si duhet të arrinim këtu. Në shtator, nga 21 shtatori deri në 7 nëntor ky skllav i krimit që quhet Dvoran, ka 100 milion që nuk i justifikon, ka marrë apartamente dhe miliona euro nga Telekom ky individ që është në kundërshtim me Kushtetutën se nuk është magjistrat merr përsipër me bërë kurthet e shtetit.
Erdhi në KED, në kundërshtim me ligjin, me një tagër që se meritonte kurrë se nuk kalonte vettingun”, deklaroi Berisha.
Kujtojmë se ditën e djeshme, gjatë një konference për mediat, edhe presidenti Ilir Meta shpërtheu në akuza ndaj Dvoranit. Teksa e quajti një “ushtar të verbër të partisë”.