E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Pranga 4 të rinjve në Korçë, çfarë u gjet në makinën e tyre

Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar 4 të rinj në qytetin e Korçës, pasi janë kapur me lëndë narkotike në makinë. Edhe pse të kapur në Korçë, trej prej tyre janë me banim në Xhafzotaj ndërsa njëri nga Tirana.

Sipas policisë, të rinjve u është ushtruar një kontroll në makinë gjatë hyrjes në qytetin e Korçës. Gjatë kontrollit atyre u është gjetur një sasi prej 4.6 kg lënde narkotike e dyshuar si kanabis.

 

 

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

A.J., 27 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak.

B.J., 32 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

H.U., 24 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak.

E.T., 28 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E.T., me të cilin këta shtetas po udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4,6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Tentoi të korruptonte policin me 20 euro, çfarë ndodhi me 26-vjeçarin

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...