Aktualitet

“Po zhvillon një raketë të fshehtë balistike”, superfuqitë në “sulm” ndaj Iranit


               Publikuar në : 12:54 - 05/12/19 M P

Samiti i djeshëm i NATO-s i ka gjetur të shqetësuara një pjesë prej superfuqive botërore. Tre nga vendet kryesore evropiane, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë artikuluar shqetësime serioze në lidhje me një sistem që po ndërton Irani.

Sipas letrës së tyre të përbashkët, Irani po ndërton raketa balistike të afta për të bartur armë bërthamore.

Zhvillimi i tilla sistemeve është në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në 2015 ndërmjet superfuqive botërore dhe Iranit.

Ministria e Financave urdhër Thesarit: Asnjë kokërr leku për prokurimet publike

Nga ana tjetër, kujtojmë që në muajin maj të vitit të kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore.

Uashingtoni e ka akuzuar gjithashtu Iranin se po punon për të zhvilluar raketa bërthamore, pohime këto që Teherani i mohon.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT