Aktualitet

Ministria e Financave urdhër Thesarit: Asnjë kokërr leku për prokurimet publike


               Publikuar në : 11:20 - 05/12/19 Gentjan Progni

Në kushtet ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa qarqe të Shqipërisë, për shkak të dëmeve nga tërmeti, Ministria e financave ka ndryshuar prioritetet, duke ‘lënë’ arkat e institucioneve bosh.
Mësohet se Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë një urdhër, firmosur nga ministrja Anila Denaj, ku është ripërcaktuar prioriteti i shpenzimeve buxhetore. Sipas këtij urdhri qeverisë i ndalohen në mënyrë kategorike shpenzimet për prokurime publike. Për të gjitha veprimet që janë kryer më herët, institucionet kanë kohë të paraqesin deri në 15 dhjetor faturat përkatëse. Pas kësaj kohe, nuk pranohet asnjë faturë, shërbim, apo prokurim publik.

Të gjitha fondet e pakonsumuara do të kthehen në buxhet të shtetit dhe do të përdoren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

 

URDHRI I PLOTË

Drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Degës së Thesarit

Në vijim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë” dhe vendimeve të lidhura (Lezhë, etj) për sigurimin e fondeve të nevojshme për emergjencën, pagesat e transaksioneve të shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme do të kryhen si më poshtë:

  1. Faturat e datuara brenda vitit 2019 do të paraqiten pranë degëve të Thesarit deri më datë 15 dhjetor 2019. Përtej kësaj date nuk pranohet më asnjë faturë për llogari të buxhetit të vitit 2019.

 

  1. Autoritetet kontraktore ndalohen menjëherë të nënshkruajnë kontrata të reja që janë në proces prokurimi apo të ndërmarrin procedura të reja prokurimi me fondet publike (përveç fondeve të emergjencës/fatkeqësisë).

 

  1. Prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohet në rend shterues si më poshtë:
  2. a) Pagesat për shërbimin e borxhit;

 

  1. b) Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (blerje oksigjen, gjak, ushqim, etj);
  2. c) Pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore;
  3. d) Transfertat në Institucionin e Sigurimeve Shoqërore për pagesat e pensioneve;
  4. e) Ndihma ekonomike/pagesë papunësie;
  5. f) Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike;

 

  1. g) Çdo pagesë tjetër nga fondet publike në zbatim të një Vendimi të Këshillit të Ministrave për përballimin e situatave emergjente apo katastrofave natyrore në rastet e pagesës së punëve, mallrave dhe shërbimeve, të shkaktuara prej tyre, ose që konsiderohen prioritet kombëtar;
  2. h) Pagesat në valutë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e Qeverisë” (TSA) në lekë në Bankën e Shqipërisë.

 

  1. Faturat që nuk parashikohen në pikën 3, do të regjistrohen në SIFQ nga degët e Thesarit në llogarinë ekonomike “4865100-Shpenzime të periudhave të ardhshme-Detyrime që rrjedhin nga prioriteti i emergjencave” dhe do të paguhen në vijim sipas rendit kronologjik hyrje e parë-dalje e parë (FIFO).

Urdhri mban firmën e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT