pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişcasinofastcasibomcasinofastcasinofastcasibombelugabahispusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetholiganbet1winjojobetgrandpashabetamgbahis girişbetsalvador1win girişamgbahisholiganbet giriş1winmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişpusulabetholiganbetbelugabahisonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcratosroyalbetromabetjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişJojobetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Pleqtë dhurojnë pensionin”/ Hajdari: Ja cilët janë bamirësit më të mëdhenj në vend!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Në 5 shtator të vitit 2016-të, në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, u shenjtërua Nënë Tereza. Kështu në nder të Ditës Botërore të Bamirësisë, i gjithë fokusi i shtuar është në frymën e aktiviteteve humanitare dhe nevojën për të bërë bamirësi. Por, sa bamirës janë shqiptarët dhe të rinjtë e sotëm?

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i ftuar në emisionin Wake Up në Top Channel u shpreh se numri i të përfshirëve në aktivitete humanitare sa vjen e po rritet. Kjo pasi sipas tij, përkundër nga çfarë mendohen shpesh, në Shqipëri ka një ngritje të frymës për të bërë bamirësi.

“Për 1 familje arrihet që të dhurojnë 25 mijë donatorë, që janë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë. Kjo do të thotë që ka një numër njerëzish që e kanë rritur dëshirën e tyre, kanë krijuar besimin e duhur dhe marrin pjesë në aktivitete.

Shqiptarët për mendimin tim është shumë e thjeshtë që t’i nxitësh, mjafton vetëm të jesh transparent. Rasti më i fundit që ne i kemi siguruar edhe shtëpi katër vajzave jetime nga Dibra, angazhoi rreth 50 mijë njerëz brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ka një numër të madh familjesh që po synojnë të sjellin fëmijët e tyre për të qenë pjesë e aktiviteteve sociale. Ashtu siç ka një rritje të numrit të aktiviteteve që ne po bëjmë. Moshat që angazhohen më shumë si vullnetarë fillojnë që nga 15 vjeç e deri 23 apo 24 vjeç. Mendoj se ne kemi një rini të mirë, vetëm ne kemi rreth 11 mijë vullnetarë që janë të gjithë të rinj. Ka shumë prej tyre që ndoshta nuk kanë para për të dhuruar, por kanë gjënë ë tyre më të vyer, kohën. Dhe e vënë në dispozicion të aktiviteteve sociale.”

Ndër të tjera, Hajdari tha se bamirësit më të mëdhenj në vendin tonë, janë rrogëtarët, vetë njerëzit e thjeshtë. Por, edhe bizneset e mëdha sa vijnë edhe janë më të përfshirë në nisma të ndryshme sociale.

“Bamirësia është një element shumë i madh, i kap të gjitha kategoritë e njerëzve. Ne kemi edhe pleq që dhurojnë pensionin e tyre. Po ashtu edhe biznesmen të fuqishëm në Shqipëri, edhe bëjnë tre shtëpi përnjëherë.

Në rastin e “Fundjavë Ndryshe” bamirësit më të mëdhenj janë rrogëtarët. Por, kjo nuk lë jashtë biznesin e madh që ka qenë shumë prezent në aktivitetet apo çdo thirrje që ne kemi bërë.”

Drejtuesi i fondacionit foli edhe për projektin më të madh të ndërtuar në Ballkan, ku bëhet fjalë për qendrën sociale. Në të cilën do të krijohen lehtësi dhe mundësi për të ndihmuar çdo grupmoshë. Duke i siguruar mundësinë për një zanat, i cili pas disa muajsh do t’i sigurojë edhe punë. Por, njëkohësisht, Hajdari shtoi se janë duke menduar edhe për moshën e tretë.

“Që prej 26 majit të këtij viti jemi duke punuar për të bërë qendrën më të madhe sociale në Ballkan. Është një qendër që është rreth 50 mijë metra katror, është ish-reparti i vjetër ushtarak. Ku ne kemi menduar që të zhvillojmë një qendër të madhe profesionale, ku do të përfshihen zanatet kryesore për të cilat tregu ka nevojë.

I kemi kërkuar gjithë bizneseve në Shqipëri që të na sjellin listat se për çfarë zanatesh kanë nevojë. Janë të pozicionuara biblioteka, kapanone të mëdha magazinimi për të mbuluar gjithë Shqipërinë. Po ashtu kemi menduar të krijojmë dhe një azil pleqsh.”/ TIRANA TODAY

Tags: 5 shtatorarber hajdaribamirësiafundjave ndrysheqendra socialeshenjtërimi i Nënë Terezësshqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Raport për një palë zgjedhje të paligjshme

“Inspektime të rastësishme” në shkolla, ministrja e Arsimit paralajmëron mësuesit (video)

Bota demokratike, po e humbet aftësinë e saj për t’u vetëqeverisur







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com