pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bota demokratike, po e humbet aftësinë e saj për t’u vetëqeverisur

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Damon Linker “The Week”

Mbulimi mediatik i zhvillimeve më të fundit lidhur me Brexit në Britaninë e Madhe, shoqërohet kuptueshëm me tituj të mëdhenj. Kryeministri britanik Boris Xhonson, humb shumicën në parlament! Gabimi i Borisit, mund të sjellë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme para afatit të Brexit më 31 tetor!

Të gjitha këto janë të vërteta. Por ajo që nuk analizohet, është fati se makinacionet e fundit, që vijnë pas gati 3 vitesh turbullirash të jashtëzakonshme politike në politikën britanike, flasin për një problem shumë më të thellë,  që ekziston jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë Perëndimin.

Ky problem, është paaftësia për të qeverisur. Vetëqeverisja, kërkon formimin e një konsensusi mazhoritar relativisht të qëndrueshëm në opinionin publik. Një konsensusi, që mund të testohet përmes një votimi demokratik, dhe më pas të përkthehet në veprim nga përfaqësuesit e zgjedhur.

Ata që besojnë fuqimisht në parimin e vetëqeverisjes, janë të prirur të shqetësohen në rastet kur diçka e prish fazën e dytë:përkthimit e opinionit publik në veprim. Korrupsioni i shumë-përhapur, lobimi nga grupet e veçanta të interesit, dhe format e tjera të ndikimit, shkaktojnë probleme në kryeqytetet në të gjithë botën demokratike.

Por vetëqeverisja mund të sabotohet, edhe kur nuk arrin të formohet një konsensus i qëndrueshëm maxhoritar. Kjo është ajo që ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Në referendumin mbi Brexit në qershorin e vitit 2016, ata që ishin pro largimit nga unionit, triumfuan me më pak se 52% të votave. Pra në parim ishte një shumicë, por jo e gjerë, dhe e cila u kundërshtua me vendosmëri nga 48 përqindëshi i pjesës tjetër të vendit.

Për 3 vite rresht, pasi një serie sondazhesh që treguan mbështetje për Brexit, qeveria e Tereza Mejit u përpoq të arrinte një marrëveshje kompromisi për largimin nga BE. Një lloj “Brexit-i të butë”, që mund të kënaqte të paktën një pjesë nga të dy palët, dhe të formonte bazën e një konsensusi më të gjerë. Por dështoi bujshëm.

Dhe kjo jo vetëm sepse të dyja palët mbeten në qëndrime diametralisht të kundërta, duke e pamundësuar kompromisin. Por edhe për shkak se mosmarrëveshja përçau 2 partitë kryesore në vend. Si konservatorët ashtu edhe laburistët, janë të ndarë në kampe midis atyre që janë pro dhe kundër Brexit.

Kjo do të thotë që asnjëra nga partitë, nuk mund të mbështesë njërin fraksion apo tjetrin, pa armiqësuar një pjesë të konsiderueshme të votuesve të saj. Dhe kjo krijon një nxitje të fortë në favor të parandalimit të një llogaritjeje elektorale. Ajo nxit votimin kundër çdo lloj marrëveshjeje që propozohet.

Fenomeni në fjalë, nuk ka prekur vetëm Britaninë. Në zgjedhjet rajonale në Gjermani fundjavën e kaluar, partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) e shtoi ndjeshëm mbështetjen e saj, duke fituar 27.5% të votave në Saksoni, dhe 23.5% në Brandenburg.

Kjo është një shenjë e keqe. Megjithatë, partitë e qendrës fituan një përqindje më të madhe të votave në të dyja zgjedhjet. Unioni Kristian Demokrat i djathtës së qendrës (CDU) fitoi me 32% të votave në Saksoni, ndërsa Partia Social-Demokrate (SPD) 26.2 për qind në Brandenburg.

AfD ka shumë punë përpara se të fitojë një shumicë qeverisëse. Por siç vëren politologu Jasha Munk, ngritja e AfD ka pasoja të tjera indirekte shqetësuese. Për shkak se partitë e qendrës nuk pranojnë të krijojnë koalicione qeverisëse me AfD, rritja e kësaj të fundit po e bën gjithnjë e më e vështirë qeverisjen.

Për shembull në Saksoni, CDU dhe SPD kanë të ngjarë të detyrohen të formojnë një qeveri me të Gjelbrit. Ky është një hapësirë ​​ideologjike jashtëzakonisht e gjerë, që shtrihet nga qendra e djathtë në qendër, qendrën e majtë, dhe sërish më në të majtë. Qeveri të tilla rrezikojnë të bien viktimë e inkoherencës ideologjike.

Ndërkohë, ato mund të dëshmohen si tepër të brishta. Këto të meta, mund të shfrytëzohen më pas si një provë nga AfD në zgjedhjet e radhës, për të demonstruar indiferencën  e partive kryesore ndaj qytetarëve, duke rritur kësisoj më tej perspektivat e veta elektorale.

Në këtë mënyrë, polarizimi i elektoratit gjerman, po e bën më të vështirë qeverisjen e vendeve demokratike. Kjo thellon më tej polarizimin dhe mosqeverisjen. Diçka e ngjashme duket se po ndodh edhe në Itali. Pas rrëzimit të koalicionit qeverisës që bëri bashkë Lëvizjen Pesë Yje dhe Legën, e para ka formuar një qeveri me Partinë Demokratike të qendrës së majtë.

Kjo mund të sjellë një destabilitet të mëtejshëm, duke forcuar më tej pozitat e Mateo Salvinit të Legës. E ngjashme është situata në Shtetet e Bashkuara, ku polarizimi ideologjik në rritje, kombinohet me normat dhe institucionet e shumta morale të Kushtetutës, për të krijuar një situatë tejet të paqëndrueshme, në të cilën një figurë (Donald Trump) arriti të bëhet president edhe pse fitoi dukshëm më pak vota se sa rivalja e tij.

Në një nga disa skenarë të mundshëm negativë, që mund të ndodhin gjatë 14 muajve të ardhshëm, Trump mund të fitojë një mandat të dytë, ndërsa humbë sërish votën popullore, me një diferencë edhe më të madhe sesa herën e fundit. Por ndoshta një skenar edhe më i keq, mund të jetë zgjedhja president e njërit prej demokratëve shumë më në të majtë (Berni Sanders ose Elizabet Uoren). Ata mund të fitojnë zgjedhjet me një diferencë të madhe, teksa republikanët ruajnë shumicën në Senat. Kjo do të bënte që mandati popullor i presidentit të ri, të mos vlejë më për asgjë./ TIRANA TODAY

Tags: aftësinëBota demokratikeBrexithumbetkryeministri britanikvetëqeverisur

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Next Post

Basha: Raporti i OSBE/ODIHR-it rrëzoi shtetin e Ramës

Revolucion te Skënderbeu, mbrojtja e ndryshuar plotësisht. Zbulohet plani i korçarëve

Zbardhet skema e mashtrimit/ Në pranga 15 administratorë kompanish







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Begaj në Sofje: Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës europiane

by mirseda
18:46 | 10/06/2026
0

“Forcimi i unitetit rajonal për një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt, reflektim mbi 30 vite...

Gatishmëria ndaj zjarreve në pyje, Hajdari mbledh institucionet në Tiranë

18:28 | 10/06/2026

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

18:21 | 10/06/2026

Dita e 11-të e protestës, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej

18:16 | 10/06/2026

Goditet rrjeti kriminal, 5 të arrestuar dhe 80 mln euro të sekuestruara

17:32 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com