E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Peshku i zgjedhjeve në det, listat e deputetëve në zjarr

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Nga Alfred Peza

Nuk ka stinë tjetër që mund ti shkonte më mirë shprehjes së njohur popullore, me peshqit në det dhe tiganët në zjarr, sesa kjo e verës. E si për ironi të fatit, e tillë duket edhe lëvizja e sforcuar e opozitës shqiptare, për të bërë sikur po bën lista kandidatësh për deputetë që tani, ndërkohë që zgjedhjet janë vitin tjetër në këtë vakt.

Pas 30 vjetësh pluralizëm, këto që pritet të zhvillohen, janë zgjedhjet e 10-ta të përgjithshme parlamentare. Numër i mjaftueshëm për të bërë gjithkënd ti kuptojë të gjitha truket, talljet dhe hiletë e liderëve politikë dhe njerëzve rrotull tyre, me anëtarësinë dhe mbështetësit. Ndaj, fushata e PD për këtë qëllim, jo vetëm që nuk po merret seriozisht, por as nuk po arrin që të ngjalli interesin e një minimumi njerëzish, sa për të bërë tu duket sikur kanë interes.

Ka shumë arsye se përse e gjitha çfarë po trumbetohet nga selia blu, është thjeshtë një farsë e Lulzim Bashës, sa për të kaluar edhe këto javë e muaj deri në vjeshtë, në pritje të fillimit të sezonit të ri politik dhe elektoral në Shqipëri.

E para, Parlamenti ende nuk ka miratuar kodin e ri zgjedhor, të miratuar me konsensus mes PS, LSI dhe PD në tryezën e Këshillit Politik. Sikundër, ende nuk ka marë në shqyrtim as tri propozimet e grupeve parlamentare të opozitës parlamentare për listat e hapura, moslejimin e aleancave parazgjedhore dhe pragun 5% të hyrjes në Parlament. Si mundesh të nisësh një garë serioze për kandidatët për deputetë, pa e ditur ende zyrtarisht se me çfarë rregullash loje, do të hysh në garë?!

E dyta, lajmet që vijnë nga fronti opozitar tregojnë një amulli totale në raportin mes një udhëzimi të brendshëm me 4 fazat e këtij procesi dhe mënyrës së zbatimit të tij në praktikë. Një herë del në skenë emri i Genc Rulit si njeriu që do udhëheqë këtë proces. E për tu harruar më shpejt se sa nisi të qarkullojë, sepse në skenë ka dalë emri i Alfred Rrushës. Pas tij u tha se as ai nuk do jetë i vetëm por me këtë gjë do merret një komision me 5 personalitete dhe me dy sekretarë! Çka tregon se ka nisur një ndeshje, pa caktuar ende jo vetëm rregullat e lojës, por as edhe arbitrin e saj?!

Lexo edhe :   Mimoza Kusari-Lila: Hoti pas testimit nuk u vetizolua, një arsye më tepër për ta shkarkuar
Lexo edhe :   Shkolla politike e Bashës, ose “tring zilja” në shtator

E treta, si është e mundur që të nisësh një proces serioz dhe të mos i pranosh çdo kryetari partie nëpër degët lokale dorëheqjet, si një rregull i presupozuar i njëjtë për të gjithë por të pranosh vetëm disa prej tyre?! Kjo do të thotë se lista është bërë njëherë, ndërkohë që tani po kërkohet që të bëhet shfaqja, sikur gjoja do të ketë garë dhe proces. Pyetja që lind pas kësaj është: Përse nuk po vendosen të gjithë pretendentët në kushte të barabarta gare?!

Dhe e fundit, ndërkohë që të gjithë ata që e kanë marë seriozisht këtë garë, po bëjnë gjithçka për të zbatuar udhëzimin dhe për të ndjekur rrugën e treguar për t’ia dalë që të kenë nesër mundësi për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, del në mes të lojës një rregull i ri, i pa përcaktuar më parë. Sipas të cilit, kushdo që ka pasur kontribute në PD këto tri dekadat e fundit dhe i teket që të rikthehet në SHQUP për tu bërë pjesë e garës së 2021, futet automatikisht në listë!

Do të mjaftonte qoftë edhe kaq, për të kuptuar se e gjitha çfarë po ndodh me këtë proces në kampin opozitar, është thjeshtë një imitim i shëmtuar i komedisë së Shekspirit “Ëndërr e një nate vere!” Një shfaqje e shëmtuar, për ti bërë që të shpresojnë se do jenë në listën e shumëndërruar prej tyre, e për ti zhgënjyer si edhe herët e tjera. Sepse me sa duket qartë peshku i zgjedhjeve është ende në det, ndërkohë që Lulzim Basha, bën sikur i ka vënë listat e kandidatëve për deputetë në… zjarr.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...