Dikur Partia Demokratike e shikonte Rudina Hajdarin jo vetëm si bijën e themeluesit të partisë, por edhe si një vajzë të shkolluar jashtë, si një punonjëse të Kongresit Amerikan. E ndërsa tashmë gjërat kanë ndryshuar, me mos lënien e mandatit, teksa janë gati që ta shpallin tradhtare.
Por fakti që ajo refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit, e ka shndërruar papritmas në heroinën e socialistëve. Rudina është kujdesur që të përcjellë ‘mesazhin’ e radhës, me anë të një fotoje të publikuar më herët, ku e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Ajo ndodhet në krah të ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Kujtojmë se Soreca ka qenë vazhdimisht kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet, dhe ka bërë thirrje për dialog mes palëve, ndërsa vetë Rudina është shprehur se për mandatin e saj është konsultuar me ndërkombëtarët.