Përplasje SHBA-Iran tashmë nga kërcënimet retorike kanë kaluar në aksione ushtarake. Mëngjesin e sotëm dy baza amerikane u goditën nga raketa balistike iraniane, si kundërpërgjigje për vdekjen e gjeneralit Qasim Soleimani të premten e kaluar.
Pas publikimit të detajeve mbi sulmin ndaj bazave, liderët iranianë kanë deklaruar se ky është fillimi i hakmarrjes së tyre. Ata kanë premtuar që do të largojnë SHBA-në përfundimisht nga rajoni.
Më herët, para dy ditësh, gjatë ceremonisë mortore të gjeneralit, u hodh ideja që çdo iranian të kontribuonte me nga një 1 dollarë dhe vlera prej 80 milionë usd t’i jepej kujdo që eleminonte presidentin Trump.
Ditëne sotme, pas sulmit iranianët kanë postuar një video ku është improvizuar vrasja e presidentit Donald Trump. Në video një aktor ligjëron kërcënime ndaj SHBA-së, duke theksuar se SHBA-ja e nisi luftën, por Irani do ta përfundojë.
Ndiqni videon e mëposhtme: