pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetteosbet girişesbetgrandpashabet girişteosbetbetsalvador girişgrandpashabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişteosbet güncel girişgrandpashabet güncel girişbetsalvador güncel girişimajbet girişimajbetbetsalvadorJojobetholiganbetlimanbetbetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetteosbetgrandpashabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Partitë e vogla: Rama dhe Basha, po na zhdukin nga skena politike

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Pas marrëveshjes së arritur midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, partitë e vogla rrezikojnë të dalin nga skena politike.  Për këtë arsye, drejtuesit e tyre kanë dhënë alarmin se ky është një kompromis që dëmton pluralizmin.

Nisur nga sinjalet që kanë dhënë liderët e dy forcave kryesore në vend se mund të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, partitë e vogla mund të bëhen të panevojshme për një koalicion pas zgjedhor.

Partitë e tilla si Lëvizja Socialiste për Integrim (edhe pse me një elektorat të konsoliduar), partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, partia Agrare Ambientaliste, partia LIBRA e Ben Blushit, partia Demokristiane e Nard Ndokës e shumë forca të tjera politike rrezikojnë të mos fitojnë mandate deputetësh në zgjedhjet e 25 qershorit.  

Duke iu referuar kësaj marrëveshjeje, aleatët e kreut demokrat Lulzim Basha kanë dkërkuar që të garojnë nën siglën e kësaj force politike për të pasur një vend të sigurt në Parlament dhe për të bërë të mundur ekzistencën e tyre politike.   

Një nga partitë që mund të reduktohet ndjeshëm në raport me elektoratin e saj është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila do të jetë e vetme në fushatën elektorale përballë Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. 

Megjithatë, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe koha pas saj do të tregojnë realisht nëse marrëveshja Rama-Basha dhe bashkëqeverisja e mundshme midis tyre, do të përjashtojë nga skena politike, partitë e vogla shqiptare.  

“Tirana Today” ka përzgjedhur reagimet më domethënëse të krerëve të partive të vogla dhe përfaqësuesve të tyre, që pas marrëveshjes Rama-Basha.  

REAGIMET E PARTIVE TË VOGLA

Petrit Vasili, kryetar i LSI-së: Është një privim anti-kushtuetues që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje që duhet të ketë sqarime të mëtejshme. Pra, duhet shpjeguar pasi ka shumë momente. Për mua marrëveshja i prish standardet e zgjedhjeve, por megjithatë, le ta vendosin qytetarët më 25 qershor.

Mesila Doda, deputete e PDIU: Partitë e vogla kanë për të marrë sërish mandatet që i kanë marrë edhe më parë, ndoshta këtë herë si te vetëm do t’i marrin me vështirësi por sërish do ti marrin. Ideja e lokomotivave dhe vagonëve është diçka më shumë sesa diktatoriale. Jemi të detyruar që të futemi në koalicione. PD dhe PS marrin votat e partive të vogla sikur të ishin banda. Vota është çështje sentimenti, PS de PD po bëjnë pazare dhe po sillen si të rëndomtë. Marrëveshja është një Pazar i pastër.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së: Kjo marrëveshje  është  një mundësi për të  provuar të gjitha partitë veten e tyre se sa e kanë forcën. Në qofte se stabiliteti i Shqipërisë do puqet pas zgjedhjeve, unë jam dakord  të bashkëpunojnë. Këto variante përdoren nga të gjitha vendet evropiane dhe nuk ka asgjë të keqe. Është një mundësi e mirë, të gjitha partitë dalin me programet e tyre, ka shumë parti që nuk dihet çfarë programi kanë pasi humbasin në programet e partive të mëdha. Ndërsa lidhur me  demokracinë  brenda vendit një nga problemet e Shqipërisë  së këtyre 4 viteve ishin banditët brenda Parlamentit të cilët  dolën  dhe do të dalin deri në shtator. Gjithashtu, duhet ndryshuar edhe Kushtetuta e vendit pasi kemi nevojë.

Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së: Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet. Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë.

Ben Blushi, kreu i LIBRA-s: Lajm i mirë që PD futet në zgjedhje. Marrëveshja që është bërë nuk është për cilësinë e zgjedhjeve por për bashkëqeverisje. PD ndenji në çadër për të marrë doganat hipotekat dhe ALUIZNI-n. Kjo që bëri PD është nevojë për të ndarë para publike.. Marrëveshja është një amnisti ndaj të korruptuarve. Qeveria e Shqipërisë u nda si plaçkë. Partia Demokratike kërkonte të ishte në qeveri pa zgjedhje, ajo u fut në qeveri për të qeverisur me PS dhe LSI-në. Qeveria u nda në tre pjesë, dikush mori dogana, dikush arsimin, dikush burgjet, dikush energjinë, dikush hipotekat, dikush mori Aluizmin. Kjo është marrëveshja që është mbajtur sot, marrëveshje për bashkëqeverisje. Shqipëria nuk ka votuar për këtë bashkëqeverisje.

Agron Duka, kreu i PAA-së: Të gjithë partitë kanë të drejtë të vendosin vetë nëse mund të hyjnë ose jo me PD-në. Duhen matur forcat. Kjo marrëveshje i dëmton partitë e vogla. Ky Kod Zgjedhor është bërë për të pasur koalicione, prandaj ne duhet ta masim mirë veten nëse mund të nxjerrim deputetë apo jo. Në këto kushte ku nuk ka numërues, mund të kemi pretendime në 2 ose 3 qarqe. Do shohim nëse mund të konkurrojmë vetë apo jo. Unë gjykoj në Durrës e marr 1 mandat, nëse ky mandat nuk shoqërohet me të tjerë, atëherë mbetet për t’u parë. Po shoh mundësinë nëse ne mund të masim forcat nën siglën e PAA-së. Por, penalizuese është sa të duash. Në radhë të parë jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja, në kushtet që ishim në një greminë ndoshta, unë gjykoj që Basha ishte i detyruar të pranonte datën nga Rama. Më e mira është që të gjitha partitë do marrin pjesë në zgjedhje.

Nard Ndoka, kreu i PDK-së: Kuptohet që është një marrëveshje problematike. Ishte drejt një lufte ose një realiteti tjetër politik. Ishte e vetmja mundësi, pra do të orientohemi gjithsecili me selitë tona. Basha ka pasur kontakte të vazhdueshme me ne, besoj se kjo nuk është zgjidhja më e mirë, duhet të jemi realistë për atë që ndodhi. Ndalimi i koalicioneve është një goditje për pluralizmin dhe partitë e vogla politike, por ndodhemi në këtë ngjarje, që besoj se do zgjidhet. Ne aleatët e PD-së jemi më tepër te mishi se te ngjalat.

Gjergj Bojaxhi, SFIDA për Shqipërinë:  Rama, Meta e Berisha tashmë po bashkëqeverisin dhe ia arritën qëllimit. Pazaret e dy netëve më parë i ngjanin më shumë takimeve të “Cosa Nostra-s” sesa asaj të një Republike Parlamentare. Pa dëshmitarë, duke lëvizur nga dhoma në dhomë për të shmangur përgjuesit, aty u vendos si duan ta katranosin sërish drejtësinë apo si do ndahen koncesionet, cila dosje të rënda do hapen dhe cilat do varrosen përfundimisht, cili politikan do shpëtojë e cili jo. Administrata është ndarë si plaçkë mes hajdutësh dhe vota sot nuk është as më e sigurt as më e lirë.

(TIRANA TODAY)

Tags: Agron Dukabashaben blushiDashamir Shehigjergj bojaxhiMarrëveshjaMesila DodaNard Ndokapartite e voglaPetrit Vasilirama

TË LIDHURA

Aktualitet

Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit, hiqet më pas nga Garda

10:26 | 11/06/2026
Aktualitet

Dosja 5D, shtyhet procesi në GJKKO, ja kur do të mbahet seanca e radhës

10:19 | 11/06/2026
Aktualitet

Zbulohet një call center në kryeqytet, arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

09:47 | 11/06/2026
Next Post

Paloka: Partitë e vogla donin t'i blinin, PD do t'i përfshijë në listat për deputetë

Kalaja: Për Bajram do festojmë dhe do votojmë. 25 qershori nuk cenon Kushtetutën dhe myslimanët 

(VIDEO) Skandal në Kukës. Gjyqtari nuk akordon penalltinë. Protestojnë korçarët; Salihi gris kartonin e kuq







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Klevis Balliu vendos pankartë tek dera e Kuvendit, hiqet më pas nga Garda

by mirseda
10:26 | 11/06/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratik, Klevis Balliu, ka vendosur një pankartë në derën e Kuvendit, teksa sot pritet...

Dosja 5D, shtyhet procesi në GJKKO, ja kur do të mbahet seanca e radhës

10:19 | 11/06/2026

Zbulohet një call center në kryeqytet, arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, nën hetim 49 punonjës

09:47 | 11/06/2026

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

09:45 | 11/06/2026

Franca dhe Gjermania kërkojnë reformimin e diplomacisë së BE-së, në diskutim

09:40 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com