Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në protestën e 10-të kombëtare të zhvilluar nga opozita, ku edhe ka folur për mediat.
Berisha ka folur sërish për zgjedhjet e 30 qershorit duke i konsideruar ato si ilegjitime pasi sipas tij ato ishin moniste dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe raporti i OSBE/ODIHR-it.
“Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Evropës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shpall nul nga ekspertiza e ODIHR-it”, u shpreh Berisha.
Më tej, Berisha foli edhe sa i përket ngritjes së komisionit hetimor duke u shprehur se dekretin e Metës nuk e rrëzon dot Parlamenti por vetëm Gjykata Kushtetuese.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shpall nul nga ekspertiza e ODIHR-It, e cila ju tha të gjithëve përfshirë edhe ndërkombëtarëve se dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme dhe se ato nuk mund ti prekën Denarët e Partisë dhe narko-kolegji i partisë. Ato mund ti hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Opozita vazhdon betejën e saj në deri në largimin e Edvin Kristaq Mafisë.
Në çmendurinë dhe paranojën e tij për pushtet ndërmerr aktin anti-kushtetues ndaj institucionit të Presidencës. Dekretin e tij nuk e rrëzon parlamenti i horrave, kriminelëve dhe narkotrafikantëve, ato i shqyrton Gjykata Kushtetuese. Çdo lëvizje kundër kësaj është grusht shteti dhe do të përgjigjet një më një. Më të vendosur se kurrë të shkojmë drejt fitores. Ky popull këtu është në një betejë të shenjtë sepse nuk po lufton për karrigen e askujt, por për zgjedhje të lira. A e shikuat në Greqi, me këtë rast e përshëndes zhvillimet atje, brenda pak orësh u votua dhe doli rezultati.