E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Paralajmërohet furtunë në institucione/A po kërkohet koka e Subashit në Fier?

Dje, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa në një postim në rrjetet e tij sociale u shpreh se ka ardhur koha që partia, pra PS-ja, të mbahet larg nga duart e “Maliqëve” të administratës. Sipas tij, administrata dhe shumë agjenci shtetërore, reaguan politikisht kundër tij, madje dhe bënë përpjekje për përçarje në marrëdhëniet organizative brenda kësaj force politike.

Reagimi i deputetit pason pas zhurmës që bëri shumë bujë në 16 korrik, ku Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin, ku fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Ndonëse nuk përmendi emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal është Bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ka trazuar ujërat e politikës, duke akuzuar instancat e drejtuara nga PS-ja, si të lidhura dhe në bashkëpunim me krimin.

Subashi: Nuk është fundi i botës nëse do të bëhet hetim

Nga ana tjetër, Subashi në një prononcim për mediat mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK, duke ia hedhur fajin mediave, që sipas tij, kishin spekuluar me deklaratën e Koçit. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK. Ai iu drejtua gazetarit që e pyeti për Koçin, dhe tha se po spekulote kur thoshte se ishte akuzuar nga deputeti socialist.

Akuzat e Koçit, Subashi tha se i respekton dhe se çdo shkelës duhet ndëshkuar, por që në Bashkinë e Fierit nuk kishte qenë asnjëherë SPAK.

“Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputetit Koçi, nuk ka bërë asnjë insinuatë për Bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesim dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë. Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje janë munduar ta kanalizojnë drejt Bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të Bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim. SPAK nuk ka qenë në zyrat e Bashkisë së Fierit. Është një fake news, nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të bëhet hetim”, tha Subashi.

Koçi shton më tej se pavarësisht denoncimeve dhe përpjekjeve nga ana e tij, fenomeni i përfshirjes së botës së krimit në administratë dhe “gllabërimi” i financave publike, ende vazhdon.

“Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizëm. Mandati i tretë nuk ka filluar. Por ka vend për të identifikuar fenomene te cilat duan analize.

Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite”, shkruan ai në postimin e tij në Facebook.

“Furtuna” e drejtësisë është zhvendosur në Fier

Deputeti socialist, Petro Koçi, i bëri thirrje SPAK-ut, që të zbresë në Fier. Sinjalet janë dhënë për kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Pas daljes nga SPAK, duke folur për gazetarët, Petro Koçi i qëndroi deklaratave të tij. Ai u shpreh se bota e krimit në Fier, ka patur vazhdimisht lidhje me elementë të caktuar të politikës, por edhe me zyrtarë lokalë aty.

“Ju e dini që bota e krimit në Fier pa pasur lidhje të konsolidiuar me politikën. Në marrëdhënien edhe me LSI, ndikuan në rezultatin në zgjedhjet e fundit. Rastet për të cilat kam denoncuar konkretisht i ripërmenda për të theksuar që kam vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë. Unë jam politikan, nuk zëvendësoj organet e tjera shtetërore. Qëndrimet nuk janë për të larë hesape me asnjë politik. Ne duhet të lajmë hesape me botën e krimit, dhe nuk duhet të lejojmë të jenë prezent në lidhjet publike. Ajo që kam thënë që ndikojnë në financat publike, është një gjë për të cilën jam shumë i bindur. Jam i bindur në gjithë perceptimin tim politik në qarkun e Fierit, por dhe nga fakti që shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time. Që do të thotë se ajo që unë them është e vërtetë. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe janë përkulur presioneve të krimit. Unë do të jem një politikan që do të luftojë që jeta publike të jetë sa më e pastër. Duhet t’i inkurajojmë zyrtarët që të mos i përthyhen presioneve të krimit”, tha Petro Koçi.

Lexo edhe :   Manjani nxjerr prapaskenat, çfarë mund të ndodhë në PD
Lexo edhe :   Kush janë deputetët e PD, të ndarë pro Bashës dhe pro Berishës

10 Prill, 2017/ Subashi kallëzohet penalisht nga Partia Demokratike

Në vitin 2017, Subashi është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për abuzim me detyrën, me pretendimin se ka bërë prishje selektive në funksion të rikonstruksionit të bulevardit kryesor të qytetit.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Fier, Subashi duke nisur nga shumë ankesa nga qytetarët tek dega e Partisë Demokratike Fier, por edhe si këshilltar të djathtë për punimet që bëhen në infrastrukturën në qytetin tonë dhe të fokusuar jemi tek prishjet selektive”.

Bashkia e Fierit ka reaguar për kallëzimin nëpërmjet kreut të inspektoriatit ndërtimor, i cili ka sqaruar se çdo prishje në zonë, është bërë sipas projektit urbanistik.

7 Tetor, 2017/ Berisha: Kush po i ngre kullat e mafies në Fier?

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe njerëzit e lidhur me të, se po ngrenë ato që ai i quan “kullat e mafies ne Fier”. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, qe ankohet se me rregullimin e qendrës së qytetit të Fierit, atyre do t’u prishen shtëpitë dhe bizneset.

Statusi i plotë

Ne Fier plasin kullat e mafies qeveritare!

Qytetari dixhital denoncon:
-Olsi Ramen, si kumbara i qeverise per Fierin. Lexoni mesazhin e tij! sb

“Edhe dicka tjeter. Keshilli Bashkiak Fier, kaloi para 1 jave projekt-zbatimin e rregullimit te qendres se qytetit. Do na prishin ndertim-biznes, prone e familjes sone, me dokumenta te rregullta qe nga 1996.Shifra e shpronesimit eshte qesharake. Paradoksi qendron ne faktin se, pikerisht mbi objektin tone do ndertoje qender komerciale nje prej klienteve te Rames, mbeshtetur nga kryetari Bashkise Armando Subashi. Qendra e qytetit po zhvendoset prapa, matane lumit Gjanica, sepse atje do ndertohet kulla mbi pallatin e sportit, e cila do i perkase dy klienteve te tjere te Rames. Ndihemi te pambrojtur. Zeri yne duhet te mberrije deri aty ku behet politika. Si mund te shkelet mbi gjakun, djersen tone te kaq e kaq viteve?
Apo ngaqe jemi demokrate? Ne as qe na kane thirrur si grup interesi per te na paraqitur kete projekt. Cdo gje po behet arbitrarisht. Jane 2 persona qe marrin cdo tender apo sipermarrje ne Fier. Arben Isufaj (Ben Qimja) dhe Arben Goga. Menaxhimin e gjerave ne Fier e ben Olsi Rama i cili i dikton çdo gje Subashit. Ky eshte projekti me kullen pas gjanices.”

5 Janar 2019/ Kryemadhi: Bashkinë e Fierit nuk e drejton kryetari, por gruaja e tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte në Fier ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë në këtë qytet. Kryemadhi akuzoi kryetarin e Bashkisë së Fierit, socialistin Armando Subashi, se nuk ka bërë aq sa duhet për qytetarët e Fierit. Kryemadhi tha para strukturave të LSI-së në Fier, se Bashkia e Fierit, nuk drejtohet nga “kryetari” por nga “gruaja” e tij.

“Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë në Bashkinë e Fierit, nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë”, tha Kryemadhi.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...